Show-Bizz

Besi dhe Xhensila surprizë për ditëlindjen, Ija: Nëna pret lulen tuaj tani

11:48 - 22.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ajo është gjyshja më e famshme në Shqipëri. Madje edhe më aktive në rrjete sociale.




Bëhet fjalë për Ijen, e cila dje ka festuar ditëlindjen dhe ka pritur urime të shumta. Nipi i saj, aktori Bes Kallaku i ka kushtuar një urim mjaft prekës, ku shpreh lidhjen e ngushtë që kanë së bashku. Madje Besi shprehet i lumtur që Ija do të njohë dhe vajzën e tij.

Ija ime, nuk ta uroj dot ditlindjen duke te thene “edhe 100” sepse do ishte e pamundur. Vec do te te them 1000 falenderime qe mke rrit, 1000 falenderime qe gatuan buken me te shijshme ne bote, 1000 falenderime qe per cdo bekim qe mke dhene, per cdo rrenje domateje qe kemi mbjell bashk, per djathin, gjalpin, recelin, mullagat, zambaket e kurorat me lule dele mbi koke. Edhe ne paste njeri qe mka mesuar te jem vetvetja edhe i natyrshem, ajo je ti. 1000 falenderime qe jeten e sheh vetem me ngjyra, pozitivitet edhe u tregove te gjitheve qe “robi plaket kur don vet”. Zemra jote eshte tempull dashurie per femijet dhe te gjith niperit e mbesat. Ti puth duart o Ije. Te duam shum. Edhe lavdi Zotit qe do jetosh diten te shohesh femijen tim, e ta vesh ne gjume “fli se gjumin ta ruan Ija” sikur mua dikur”.

Por, Besi nuk u mjaftua vetëm me një urim. Ai dhe Xhensila i kanë dërguar Ijes një buqetë të bukur me lule shumëngjyrshe.

E teksa Ija është aktive në Instagram, ka postuar foto dhe madje një video falënderuese për të dashurit e saj.

Xheni, Besi ju i keni sjellë nënës gjithë këto lule. Të bardha, të kuqe e rozë. Ju falënderoj me gjithë zemër. Ju dua nëna shumë. Por, nëna pres lulen e juaj tani. Por, s’është nevoja për nën për kaq shumë lule por prap ju falënderoj nona”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.