LIFE STYLE

I dhuron mëlçinë një personi të panjohur, vajza: E bëra për hir të babait tim

14:28 - 22.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ajo shpëtoi një jetë, duke i dhuruar mëlçinë një të panjohuri. Mund të duket si skenar filmi, por është e vërtetë.




Familja Haxhiu zgjodhi rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek “E diela shqiptare”, për të falenderuar një vajze të re nga Tropoja, të quajtur Gentjana Sylaj.

Një vit e gjysmë më përpara Lulëzimi diagnostikohet me kancer në mëlçi. Ai kishte pesë vjet që vuante nga ceroza por gjatë një vizite doli që ishte një masë tumorale që kishte filluar të zhvillohej dhe për fat të keq ishte kancer.

Mjekët i kishin dhënë vetëm gjashtë muaj jetë. Lajmin e hidhur atij i’u desh ta përballonte vetëm sepse bashkëshortja e tij Pranvera gjendej tek vajza Lorina në Egjipt.

Kjo e fundit ishte e martuar me shtetas egjiptian dhe në atë kohë priste të lindte një fëmijë.

Nënë e bijë u shokuan nga lajmi që morën nga Shqipëria. Fati deshi që atë ditë në shtëpinë e Lorinës në Kairo gjendej xhaxhai i bashkëshortit të saj i cili rastësisht ishte mjek, kirurg i specializuar për transplantet në mëlçi.

Në rast të ndonjë ndërhyrje kirurgjikale, të paktën ata kishin një person të besuar ku të mbështeteshin. Por deri në atë ditë ankthi për të shpëtuar jetën e Lulëzimit ishte i madh tek familja e tij.

Shumë miq të familjes u ofruan për t’i dhuruar mëlçinë Lulëzimit por fatkeqësisht nuk përputheshin.

Derisa një ditë, Genta dëgjoi për sëmundjen e Lulëzimit, i cili është bashkëshorti i shoqes së saj.

Pa e menduar dy herë, ajo u vetë ofrua të dhuronte mëlçinë. Genta shkoi në Egjipt dhe pas një faze të gjatë para përgatitore erdhi dita e operacionit. Pas 16 orësh në sallë, mjekët dhanë lajmin e mirë se gjithçka kishte dalë me sukses. Genta i’a kishte dalë të shpëtonte një jetë.

Ata kanë një lidhje shumë të fortë mes tyre, e për të falenderuar Gentën, Lulëzimin u shpreh:

““Dikur një person e ndaloi kompozitorin e madh Bethoven në rrugë dhe i tha: dale të të përqafoj një herë që të kujtojnë bota se edhe unë jam dikushi. Prandaj hajde të të përqafoj…”, i tha Lulëzimi vajzës tropojane që i ka shpëtuar jetën. “U bëra me tre fëmijë. Ti je vajza ime e dytë”, shton Pranvera.

E pyetur nga moderatori Ardit Gjebrea, se pse e bëri këtë veprim, ajo u shpreh: “Kam ndejtur pranë babait për 36 orë duke mos ikur për asnjë moment nga ai me idenë se do të mbijetonte. Mua më ngeli peng që pse ndejta pranë tij dhe nuk bëra diçka që të mbijetonte. Humbja e tij më ka lënë shumë gjurme. Duke dëgjuar që Luli në atë kohë ishte 60 vjeç, po priste për t’u bërë gjysh, im atë iku nga kjo botë 60 vjeç në momentin që fëmijët i kishte rritur dhe duhej të ishte i lumtur…mora vendimin. Jam shumë e lumtur pasi kam shpëtuar një jetë por kam shpëtuar dhe veten time dhe tim atë duke qarë përnatë për të. Jam lehtësuar shumë. Një natë përpara operacionit më doli në ëndërr im atë dhe më tha “jam krenare për ty çika jeme”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.