AKTUALITET

Dy orë “luftë” për shuarjen e zjarrit në fabrikën e riciklimit, ndërpriten dritat. Veliaj: Evitoni kalimin në zonë

11:56 - 22.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej orës 10:00 një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një fabrikë riciklimi mbetjesh në Kashar, ndërsa zjarrfikëset janë në luftë për t’i shuar flakët.




E ndërsa vijojnë flakët e zjarrit, në vendngjarje kanë mbërritur dhe 3 zjarrfikëse të Ushtrisë, të cilët po punojnë për të shpëtuar godinën e dytë të fabrikës.

Nga zjarri raportohet se ka vetëm dëme të shumta materiale, pasi magazina është e shkrumbuar plotësisht. Shtullungat e tymit janë aq të mëdha sa janë përhapur në të gjithë kryeqytetin, madje duhet thënë se edhe energjia në zonën ku ka rënë zjarri është ndërprerë si dhe është bllokuar qarkullimi. Ende dihet se kush ka qenë shkaku i zjarrit, por kjo fabrikë edhe një vit më parë është djegur. Madje, pikërisht për mosmarrje mase ndaj zjarrit është gjobitur.

Në këtë situatë alarmante, ka reaguar dhe kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar njerëzit që të evitojnë kalimin në atë zonë.

“Te gjitha sherbimet e qytetit Emergjencat Civile, Zjarrfikes, Polici & Ushtri jane perfshire ne betejen me zjarrin ne nje fabrike ne Kashar! Ju lutem evitoni kalimin ne zone gjer sa situata te vihet nen kontroll!”, ka qenë ky reagimi nga Veliaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.