Show-Bizz

Fotot/ Si e fshehu deri më tani? Ish-‘Sofia’ e Çanit në pritje të ëmbël

12:14 - 22.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ajo është në muajt të fundit të shtatzënisë dhe askush nuk e kishte kuptuar…




Fjalën e kemi për modelen e njohur shqiptare, Andonia Dobi, ish-Sofia e Arjan Çanit, e cila është në pritje të ëmbël. Ajo i ka surprizuar të gjithë me “baby shower-in”, duke treguar për herë të parë barkun e rrumbullakosur.

Një festë e ëmbël dhe e veçantë ka qenë ajo, foton e së cilës e ka postuar vetë modelja, ndërsa ka bërë edhe dedikimin e parë emocionues për të voglën. “Bebit tonë: Nuk jemi takuar ende, por mami dhe babi janë kaq të dashuruar me ty sa nuk mund ta shpjegojmë. Ndjejmë çdo lëvizje, goditje, që na dërgon dhe ditët tona bëhen më të shkëlqyera. Deri më tani nuk e tija që në këtë botë ekzistonte një ndjenjë e tillë. Falënderojmë çdo ditë Zotin që na dha mundësinë të jemi prindër. Mami dhe babi të duan më shumë se veten”. 

Me një fustan të bardhë dhe një ambient zbukuruar nga tullumbacet  dhe zbukurimet rozë, Andonia dukej shumë e bukur dhe e ëmbël. Tema e festës, ngjyra rozë që e rrethonte dhe torta tregonin se Andonia do të sjellë në jetë një vajzë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.