Horoskopi

Horoskop: Udhëtimet që ëndërroni sipas shenjës suaj

09:05 - 22.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vera po afron dhe me siguri ju po mendoni se ku do i kaloni pushimet. Por, nëse ende nuk keni ndonjë ide, horoskopi ju zbulon mendimet tuaja të fshehura.
Ja se ku ëndërroni të udhëtoni, sipas shenjës suaj:




Dashi

Si shenjat e tjera te zjarrit, Dashi është një person gjithmonë në lëvizje dhe nuk dëshiron të rrijë i qetë dhe pa lëvizur. Dashi dëshiron të njohë pak nga të gjitha por pa u thelluar, prandaj dëshiron të vizitojë vende të reja por pa u ndalur shume gjatë. Ai mund të niset ne një udhëtim edhe vetëm, pasi është i sigurt që do të gjejë shoqëri gjate udhëtimit. Një udhëtim në drejtim të 4 apo 5 vendeve të Evropës mund të plotësojë dëshirën e Dashit për të njohur popuj dhe kultura të ndryshme, edhe sikur të duhet të mos shpenzojë shume për qëndrimin që të ketë mjaftueshëm para. Shpirti i aventurës tipik i Dashit do të ishte shumë i kënaqur edhe me një udhëtim ekstrem, ndoshta me ndonjë ekspeditë në shkretëtirat e Libisë apo ndonjë safari ne Kenia. Me pak fjalë, udhëtimet ideale të Dashit duhet të jenë shumë në lëvizje dhe aktivitet, një shoqërues i mirë për udhëtimin, por jo me grup turistik që nuk do të arrinin të ndiqnin Dashin hiperaktiv.

Demi

Një planifikim i kujdesshëm është në bazë të çdo udhëtimi të vendosur, që mund të shohë gjithçka me një vizitë, do të ishte e tmerrshme për Demin, që në momentin e kthimit të mos kishte përfshirë në itinerar një vend që duhej parë. Pasi ka vendosur vendin e udhëtimit, Demi është i gatshëm të paguajë edhe shifra të larta për të mundur të vizitojë destinacionet e menduara dhe për të patur një gardërobë praktike dhe me klas në të njëjtën kohë. Një vend i denjë, i rehatshëm dhe cilësia e ushqimit janë elemente shumë të veçantë për një pushim të kënaqshëm. Nju Jorku, elegancë e Parisit, ose ekskluziviteti i Mauritius, mund të jenë vende të pa rezistueshme për Demin, të dashuruar me të bukurin dhe mondanen.

Binjakët

Një valixhe e lehte, një destinacion i improvizuar dhe një shoqërues ekstrovers i udhëtimit, janë elementet e pushimeve ideale për Binjaket. Dëshira për të mësuar dhe për të provuar eksperienca të reja i bën Binjakët të zgjedhin për pushimet e tyre edhe vende kulturale apo ekzotike. Një udhëtim në Kinë do t’i bënte Binjakët të zbulonin aspekte tërheqëse të kulturave shumë të largëta nga mënyrat e jetesës së europianeve. Një tur nëpër kryeqytetet evropiane do të nxirrte në dritë për Binjakët arritjet e popujve të ndryshëm dhe atë çfarë ata kanë ditur të bëjnë, por pa u ndalur në detaje. Një sy i shpejtë mund të japë ndonjëherë me shumë informacion se një mijë fjale. Thelbësor për Binjakët është zgjedhja e shoqëruesit të udhëtimit, i shoqërueshëm e asnjëherë i mërzitshëm.

Gaforrja

Qetësi dhe relaks janë fjalët çelës për pushimet e Gaforres. Kjo shenjë nuk i do udhëtimet aventureske apo vendet shumë të largëta nga shtëpia, e shpesh edhe vetë shtëpia e tyre mund të zgjidhet si vend për t’u relaksuar dhe për t’u rigjeneruar mendërisht. Shpesh është prezentë e gjithë familja në udhëtimet e Gaforres që dëshiron të ketë disa komoditete të vogla edhe në vendin e zgjedhur për pushimet. Zakonisht Gaforrja nuk shpenzon shifra të mëdha për pushimet e saj edhe pse nuk ka nevojë të shkojë larg për të gjetur lumturinë e tij, pushimet në riviere mund të jenë idealet për të. Në rast udhëtimesh me makinë, preferojnë ta organizojnë vetë udhëtimin dhe zgjedhjen e githckaje pasi nuk i pëlqejnë të papriturat.

Luani

Të lindurit nën këtë shenjë i vlerësojnë udhëtimet me stil dhe më të gjitha komoditetet. Ideale do të ishte një udhëtim në Orient Express ose në Konkord. Edhe destinacioni i Luanëve duhet të jetë ekskluziv, ideale do të ishte një vilë private në Maldive apo një ishull në Greqi. Asnjë problem për shpenzimet, për çfarë tjetër do të duhej dedikimi në punë gjatë gjithë vitit? Edhe në periudhat jo shumë të mira ekonomike Luani preferon pushime të kategorisë së parë, me mirë të shkurtojë periudhën e pushimit se sa nivelin e rehatisë. Predispozicioni i tyre për lojë e bënë të parezistueshme një vizite për në Las Vegas. Edhe sikur të pësojë humbje ekonomike nuk e bën Luanin të humbasë besimin. E rëndësishme është të luajë dhe të provojë dridhma.

Virgjëresha

Shoqëruesit e udhëtimit të Virgjëreshës mund të lënë në shtëpi krenarinë e tyre. Të lindurit nën shenjën e Virgjëreshës kanë një orë biologike. Është e pamundur për ta që të humbasin një avion apo të zgjohen vonë për mësimin e aerobisë në mëngjes që praktikohet mes palmave të fshatit në Karaibe të zgjedhur për pushime. Jeta e fshatit me turne sportive, ekskursione dhe tërheqje të tjera të organizuara mire përputhet me programimin e detajeve të ditës edhe kur është me pushime. Kërkues të rregullit dhe të pastërtisë, nuk e pëlqejnë turizmin e organizuar vetë, në vende të humbura, duke preferuar të besojnë te dikush tjetër me eksperiencë për të patur edhe aventurën por edhe komoditetin. Shpesh ata janë të gatshëm të bënë një udhëtim edhe në vetmi, por nuk e kundërshtojnë shoqërinë e mirë. Florida, Kuba, Santo Domingo, mund të jenë vendet e duhura për pushimet ideale.

Peshorja

Dëshirues të udhëtimeve romantike, për predispozicionin e tyre për të evituar konfliktet dhe për të plotësuar dëshirat e partnerit. Luks dhe komfort në maksimum i plotësojnë dëshirat e pushimeve të Peshores. Një krociere në Nil, me qëndrim në një nga hotelet fantastike të Seychelles, do të ishin pushimet e duhura për të lindurit nën shenjën e Peshores. Kini kujdes edhe me cilësinë e ushqimeve dhe të verës, duke mos i vënë re shpenzimet kur jeni me pushime dhe duke menduar vetëm të marrin më të mirën për t’u rikthyer më pas me karikimin e duhur në jetën normale. Pasione të tjera për Peshoren është shopping-u, prandaj një fundjavë në New York, nëpër dyqanet e 5th Avenue, apo në Kaliforni, në Beverli Hills, do të ishin një dhuratë e mrekullueshme për të lindurit e kësaj shenje.

Akrepi

Tërheqja e atmosferave ekzotike dhe vendet e rrethuara nga një ajër misteri janë shumë interesante për të lindurit në shenjën e Akrepit. Shkretëtira Tuniziane, Marrakeshi ose India e largët, mund të jenë vendet ideale. Akrepi pëlqen edhe të udhëtojë në vetmi që të mund të rigjenerojë mendjen dhe shpirtin e tij, duke kaluar ditë të mbushura me relaks dhe meditim. Influksi i Plutonit, planetit të rilindjes, që drejton këtë shenjë, do të lejojë që Akrepi të marrë gjithçka të mundur nga këto udhëtime. Nga ana tjetër Akrepi kërkon të ketë edhe emocione të forta: Një pushim në Amsterdam mund të jetë destinacioni i duhur për të vizituar një destinacion të mrekullueshëm dhe trasgresiv.

Shigjetari

Asnjë me shume se një Shigjetar nuk është i tërhequr nga udhëtimet aventureske dhe është i gatshëm të bëjë çdo gjë për të vizituar vende të pa eksploruara me parë dhe me bukuri marramendëse. Andet në Peru, apo pyjet e Venezuelës, janë vende unike që do të dinë të plotësojnë ashtu siç duhet dashurinë për eksplorim të Shigjetarit. Udhëtimet duhet të bëhen në shoqërinë e miqve të besuar ose në shoqërinë e personit të zemrës, që di të ndajë dhe të vlerësojë këtë udhëtim kaq të veçantë. E rëndësishme është të zgjedhë një vend larg turizmit të zakonshëm që lejon të vlerësohet natyra e virgjër, apo të njohë një kulturë të re ekzotike.

Bricjapi

Të lindurit e kësaj shenje preferojnë pushime në grup, edhe pse cilësia e destinacionit dhe e shërbimit nuk duhet të jetë edhe aq e lartë. Megjithatë statusi social i Bricjapëve bën që ata të mos pëlqejnë pushime shumë ekonomike. Pushimet ideale? Një udhëtim në Shtetet e Bashkuara, me një vizitë tek Grand Kanion, në Las Vegas, apo në San Francisko. Praktikimi i një sporti gjatë pushimeve do t’i lejonte Bricjapit që të lëshonte agresivitetin që ndodhet brenda tij. Për këtë mund të zgjedhë një fshat në Bahamas. Zgjedhja e shoqëruesve të udhëtimit do të jetë elementi vendimtar për të bërë interesant dhe të bukur udhëtimin. Bricjapi është një shoqërues shumë i mirë për udhëtimin vetëm se nuk pranon që ta kundërshtojnë për asgjë.

Ujori

Të udhëtosh për Ujorin është një filozofi jetë. Të shtyrë nga altruizmi i tyre, janë të gatshëm edhe të marrin pjesë në misione humanitare për të ndihmuar njerëzit e varfër, apo të jenë edhe vetë prezentë për të mbështetur çështjen e ambientit. Edhe kur shkojnë me pushime, dëshirojnë të vizitojnë një vend që të mund të njohin një kulturë të re, të ndryshme nga e veta. Brazili dhe vizita në pyjet e Amazonave, ose një udhëtim në Tanzani, bashkojnë përveç kënaqësisë së udhëtimit edhe mundësinë për të hyre në kontakt me njerëz që jetojnë në kushte shumë ndryshe nga ato që jemi mësuar. Të lindurit në shenjën e Ujorit nuk shqetësohen për detajet, prandaj edhe kur udhëtojnë janë të gatshëm të përshtaten me sistemime të improvizuara dhe me ndryshime të itenerarit. Një destinacion tjetër mund të ishte Afrika Jugore, ku më në fund ngjyra e lëkurës nuk është motiv diskriminimi. Duke konsideruar destinacionet kaq të veçanta dhe jo të arritshme lehtë, zgjedhja e shoqëruesve të udhëtimit është shumë e rëndësishme, për të evituar edhe problemin e ambientimit.

Peshqit

Organizimi i udhëtimit shpesh i lihet një prej bashkudhëtarëve, por e rëndësishme është zgjedhja e destinacionit të duhur. Meksika me plazhet e bukura e me rërën e bardhë mund të jetë destinacioni ideal. Akoma më mirë do të ishte zona e Jukatan, ku mund të vizitohen rrënojat antike të Maja-ve, duke mbështetur anën ëndërrimtare të kësaj shenje të zodiakut. Uji, elementi karakteristik i Peshqve, do të kënaqet nga plazhet e paprekura dhe tropikale. Edhe San Domingo do të ishte një destinacion shumë interesant. Nëpër ekskursionet, një element të cilit i duhet kushtuar rëndësi është edhe zgjedhja e veshjeve të duhura, një dhimbje këmbësh do të mund të prishte një ditë fantastike. Të lindurit në shenjën e Peshqve, mbas një dite të lodhshme, të kaluar ndoshta duke vizituar rrënoja antike ose duke bërë shopping, kanë nevojë për pushim, të nesërmen do të ishin të lumtur të qëndronin të shtrirë në rërë duke lexuar një libër.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.