Rajoni

Ivanov vazhdon të mbajë peng ligjin për gjuhën shqipe

16:17 - 22.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një muaj e gjysmë nga miratimi i tretë i ligjit për përdorimin e gjuhëve, presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov nuk ka ndërmend të firmosë të njëjtin. Ai mbron qëndrimin se ligji është antikushtetues.




Nga ana tjetër juristi Naser Zyberi thotë se në këtë rast vet presidenti Ivanov po shkel kushtetutën. Ziberi thotë ekzistojnë disa mënyra për shpalljen e ligjit në Gazetën Zyrtare.

“Por këtë mendim duhet ta jep Komisioni Juridiko-ligjvënës në Parlamentin e Maqedonisë, sepse vetëm ai është kompetent që në këtë rast të bëjë interpretimin e dispozitave ligjore. Në të kundërtën do të duhet që të pritet që të bien dakord apo të pajtohen që presidenti ta nënshkruajë ose të priten zgjedhjet e ardhshme, që të zgjidhet një person tjetër i cili do ta bëj nënshkrimin. Situata krejt e palakmueshme do të ishte edhe njëherë që Qeveria të propozojë që nga fillimi ligjin, që Parlamenti më pas ta miratojë”, deklaroi Naser Ziberi, analist.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.