Nostalgji

Nostalgji/ Rovena Dilo: Fëmija dhuratë, mezi po e pres!

16:00 - 22.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Rovena Dilo: Fëmija dhuratë, mezi po e pres!




Pranvera është zgjimi i gjërave më të bukura… Në pranverë të qesh syri, qesh qielli, gjërat kaltërsohen…!” Kështu e përkufizon stinën që po kalojmë këngëtarja e mirënjohur Rovena Dilo, e cila edhe në jetën e saj private, po përjeton një pranverë të vërtetë. Në këtë intervistë për “Bluetooth”, ndërkaq këngëtarja Dilo na tregon për klipin që do të sjellë së shpejti, projektet e mëtejshme e pse jo do të mësoni edhe ndonjë detaj të jetës së saj private. Le t’i zbulojmë bashkë më tej…

Rovena me çfarë po merreni aktualisht?
Po përgatit një klip me këngën e fundit që u prezantua në festivalin kombëtar. Në fakt kjo këngë nuk ishte e krijuar për t’u prezantuar aty, pasi që në fillim ishte menduar për t’u bërë klip dhe po merrem aktualisht me realizimin e klipit të saj.
Është mënyrë juaja kjo që prezantoni një herë këngët në festival pastaj u realizoni atyre edhe klip (kam parasysh këtu rrugën që ndoqi edhe kënga “Rrëfimi”?
Kënga “Rrëfimi” u krijua për Festival dhe gjatë kohës që asaj iu bë ajo padrejtësia që e quaj unë, për arsye se ajo këngë duhet të jetonte. Unë mendoj se këngët e Festivalit kanë një jetëgjatësi të shkurtër. Mbarojnë aty ku lindin, përveç këngës që shkon në Eurovizion. Kështu mendova që kënga “Rrëfimi” e meritonte të kishte një fytyrë të sajën, e meritonte të kishte paraqtitje ndryshe. Dhe u krijua klipi i “Rrëfimit”, që është një klip i mirë sepse është një këngë e mirë. Po nuk ishte materiali muzikor i mirë, nuk ka sesi të bëhet një klip i mirë. Armendi (Rrexhepagiq) dhe Aida kishin bërë një punë shumë të mirë dhe patjetër që do të ishte një humbje nëse ajo këngë do të persekutohej ashtu siç u persekutua në ato tre netët e festivalit. Do të persekutohej edhe nga unë nëse nuk do të bëhej një klip. Pastaj këngët e mira ne nuk i bëjmë çdo ditë; “Rrëfimi” është një këngë e tillë, e mëvetësishme. Kjo ishte pra rruga e “Rrëfimit”. Kurse kënga “Përtej kohës” ka pasur destinacion thjesht klip. Pastaj këmbëngulja e udhëheqësit artistik të Festivalit, telefonatat e shumta ma trondditën pak idenë që kisha për këngën.


Si e keni menduar klipin?
Klipi do të jetë i thjeshtë, do të jetë simbolik, nuk do të jetë shumë ndërrmie skenash apo veshjesh. Do të vijnë ashtu siç vijnë klipet e mia të thjeshta në dukje por që kanë një ide të qartë, apo një simbol që të përçon një ndjesi, një emocion ndryshe nga realiteti praktik që ne jemi mësuar. Kjo sepse unë jam romantike, duke qenë romantike unë nuk mund të dal jashtë kësaj edhe në krijimtarinë time. Kënga titullohet “Përtej kohës” dhe ideja ime është që përtej kohës dhe hapësirës të çon vetëm dashuria.
Klipi do të ketë të njëjtët autorë si “Rrëfimi”?
Po punojmë bashkë me Aleksandrin ende me idetë për klipin. Unë kisha disa ide të qarta, përderisa unë kam bërë edhe vargjet e kësaj poezie e frymëzuar edhe nga muzika e krijuar nga Endri Sina. Dhe kënga sidomos në hapjen e referenit që do të shikohet kur të jetë gati klipi, se në festival ajo duke qenë një “live” i dobët, i tmerrshëm do të thoja ka humbur shumë, por kur klipi të jetë i pastër, i plotë dhe cilësor ajo do duket më mirë edhe kënga edhe fraza e folur dhe fraza muzikore. Dhe unë kam ankth ashtu si edhe dëgjuesit e fansat e mi apo ata që ta dëgjojnë pastër pa ato problematikat e ‘live’-t të Festivalit.
Përsëri e zhgënjyer nga Festivali, Rovena?
Festivali ka zhgënjime. Zhgënime ka se del e treta, do të jesh e para, del e pesta do të jesh e treta e kështu me rradhë. Zhgënjimi është pjesë e konkurrimit. Dhe festivali është një konkurrim. Në momentin që hyn në konkurrim duhet ta marrësh mbi shpinën tënde edhe peshën e zhgënjimit, kjo është pjesë e rrugës tënde në netët e festivalit. Mua nuk më shqetëson asnjë herë pozicioni, vlerësimet, etj përderisa unë e lejoj veten të hyj në këtë konkurrim unë duhet t’i pres të gjitha nga zero pikë në 20 pikë. Ajo që më shqetëson është se ajo që paraqesim del në raportin 1 me 10 nga ajo që ne përftojmë, kur dgjojmë veten tonë. Dëgjimi në sallë nuk është i mirë, fonia në transmetim është pa efektet e duhura, këto janë probleme reale të këngëtarit. Këto nuk i njohin as teknikët e skenës, as drejtorët, as përgjegjësit e festivalit. Unë dua t’u them nismëtarëve të festivalit që materialet muzikore dhe knëgëtari janë gjëja më e rëndësishme e festivalit, shfaqjet, drejtimet, baletet janë elementë plotësues. Unë shoh që më shumë rëndësi u jepet këtyre të fundit sesa gjësë më të rëndësishme që është këngë. Gjithmonë festivalet e bukura i kënë bërë të bukura këngët e bukura, asnjëherë prezantimet a veshjet e prezantuesve.
Do të merrni pjesë më në Festivale?
Nuk do të konkurroj më në Festivalet kombëtare dhe nuk e di a do të konkurroj më në ndonjë festival. Dhe festivalet nuk janë qëlllimi i një karriere kaq të gjatë. E bukura do të ishte të kishim mundësi të bënim këngë të bukura, emisione të bukura muzikore, albume dhe klipe të mira herë pas here.
Po cilat do të jenë planet pas klipit që po realizoni?
Kam dëshirë që pas këtij klipi të bëj një bashkëpunim me Ardit Gjerbrean, i cili edhe ma ka premtuar. Kam dëshirë ta bëj një këngë me të.
Çfarë është kjo stinë për ju?
Pranvera është muzikë. Këndojnë të gjithë llojet e zogjve në ambientet me pemë. Pranvera është zgjimi i gjërave më të bukura. Edhe klipin unë do ta bëj në pranverë. Në pranverë të qesh syri, qesh qielli, gjërat kaltërsohen.
Ka në planet e Rovenës një fëmijë?
Unë mendoj që fëmija nuk është plan. Fëmija është dhuratë e dy njerëzve dhe e zotit bashkë. Kur këto të tria le të themi kombinohen në mënyrë absolute vjen fëmija. Domethënë fëmija është gjithmonë dëshirë e njerëzve që duhen. Unë nuk mendoj se një fëmijë planifikohet ashtu si edhe dashuria nuk planifikohet. Askush nuk planifikon se do të bjerë në dashuri, bie në dashuri dhe kaq. Dhe fëmija duhet të vij në këtë mënyrë.
Si do ta vlerësonit këtë moment të jetës suaj?
Moment pranvere.

Ky shkrim u botua më 3 prill 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.