Kryesore

Presidenti grek refuzon shkëmbimin e ushtarëve me Turqinë

19:22 - 22.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos tha sot se refuzon sugjerimet për një shkëmbim të dy ushtarëve grekë të burgosur në Turqi, në këmbim të ushtarëve turq, të cilët Ankaraja i kërkon në lidhje me “puçin” e dështuar më 2016.




Komentet e presidentit grek vijnë pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha të shtunën se Qeveria e tij mund ta shqyrtojë mundësinë që ushtarët grekë të shkëmbehen me ushtarët turq.

“Shkëmbimi i dy ushtarëve grekë që janë të burgosur me tetë ushtarët turq që janë në Greqi, as që vihet në diskutim”, tha Pavlopoulos.

Tetë ushtarët turq kanë ikur në Greqi pas grusht-shtetit të dështuar më 2016 në Turqi. Gjykata Supreme greke ka vendosur që ushtarët turq të mos ekstradohen, pavarësisht kërkesave të Ankarasë se ata duhet të përballen me drejtësinë në Turqi. Të tetë ushtarët mohojnë çdo përfshirje në “puçin e dështuar”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.