SPORT

Rrogë faraonike për Ronaldon, Reali i ofron rinovimin

14:13 - 22.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

E ardhmja e Kristiano Ronaldos, pak muaj më parë dukej larg Realit të Madridit. Ndërkohë që gjatë javës së fundit, klubi ka njoftuar yllin portugez se ata kanë ndërmend që t’i rishikojnë kontratën, duke i ofruar rinovimin me një rrogë më të mirë.




“AS” ka raportuar se presidenti Florentino Perez do të mbajë premtimin që i ka bërë sulmuesit pas finales së Kardifit.

33-vjeçari ka kërkuar me ngulm rinovimin e akordit aktual, për t’iu afruar rrogës së rivalit të tij, Lionel Mesi. “AS” ka mësuar se Drejtori i Përgjithshëm, Hoze Angel Sançez, e ka informuar futbollistin për planin e klubit, për t’i ofruar një kontratë të re, duke i rishikuar termat financiarë. Për momentin, detajet e sakta se sa do t’i rritet rroga “Topit të Artë” nuk janë diskutuar ende, por CR7 është shprehur shumë i kënaqur nga kontakti i parë që ka pasur me klubin për këtë temë dhe propozimin e ka pritur pozitivisht. Plani është që kontrata e re të firmoset para se të nisin finalet e Botërorit në Rusi.

Burime pranë Realit bëjnë me dije se portugezi pritet të përfitojë një rritje rroge prej 9 milionë eurosh në sezon, ndërsa sa i përket kohëzgjates së kontratës do vijojë të skadojë në qershor 2021.

Aktualisht ai fiton 21 milionë euro neto, një shifër që do të shkojë në 30 milionë plus dy milionë të tjera që do të jenë bonuse. Një rrogë e tillë do ta afronte atë me pagën që përfiton Nejmar te PSG (35 milionë euro), por ai do të mbetej ende larg 45 milionëve që merr Mesi.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.