LIFE STYLE

Si të ktheheni në formë pas lindjes, ja disa këshilla

12:34 - 22.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kur një fëmijë vjen në jetë, nëna nuk ka shumë kohë për të vajtur në palestër. Por të gjithë nënat padiskutim duan të rikthejnë trupin në formë sa më shpejt të jetë e mundur. Dhe kjo kthehet në luftë me veten.




Nëna e 3 fëmijëve Olga Baykina tregon për “Bright Side” disa ushtrime që mund t’ju ndihmojë të digjni kaloritë dhe të kaloni momente zbavitëse me beben tuaj. Përpiquni t’i ushtroni këto pozicione çdo ditë dhe kujdesuni që bebja të jetë i sigurt fillimisht. Shijojeni proçesin dhe përdoreni si kohë argëtimi me beben tuaj, i cili me siguri që do ta pëlqejë një gjë të tillë.

 Squatët – Mbani beben tuaj në krahë përballë jush. Qëndroni me këmbët e hapura dhe shpatullat në të njëjtin drejtim. Uluni me gjunjët e përthyer dhe trupin drejt sa më shumë të keni mundësi dhe më pas kthehuni në pozicionin fillestar duke u ngritur ngadalë dhe drejt.

Gjunjët para – Qëndroni me këmbët e hapura në formë hapi dhe me beben tuaj afër belit. Bëni një hap të gjerë para vetes me këmbën tuaj të majtë dhe uleni trupin deri tek gjunjët në formën e këndit 90 gradë. Uleni këmbën tjetër dhe përsërisni ushtrimin me të djathtën.

Gjunjët anash – Mbani beben tuaj përmbys me duart tuaja poshtë tij. Bëni një hap të madh djathtas, sigurohuni se gjunjët tuaja nuk dalin më tej se gishtat e këmbëve. Mbani këmbën e majtë të shtrirë drejt. Përsërisni ushtrimin me këmbën tjetër.

Përkulja e të dy gjunjëve –Qëndroni me këmbët tuaja të përthyera më shumë se gjatësia e shpatullave tuaja. Mbani beben tuaj përballë jush. Përkulni gjunjët sa më shumë të mundeni deri sa të arrini këndin 90 gradë. Qëndroni kështu për 2-3 minuta dhe rikthehuni në pozicionin fillestar.

Ura –Shtrihuni me kurriz me gjunjët e përthyera. Mbani beben në mënyrë të sigurt pranë vetes, ose hipeni atë mbi belin tuaj, nëse është e mundur. Ngrini vithet lart dhe rikthejini në tokë sërish.

Kthesë e kundërt –Shtrihuni në dysheme me kurriz me gjunjët përballë gjoksit. Vendosni beben tuaj mbi pjesën e poshtme të këmbëve. Ngrini vithet më lart se pozicioni i trupit. Puthni beben tuaj në kokë dhe kthehuni në pozicionin fillestar.

Dërrasa – Shtrijeni beben në dysheme pranë vetes. Vendosni bërrylat mbi dysheme dhe pjesën tjetër të parakrahut. Sigurohuni që bërrylat tuaj janë në të njëjtin nivel me shpatullat. Qëndroni drejt nga maka e kokës deri në majën e gishtave dhe rrini ashtu për 1 ose 2 minuta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.