Kryesore

Sot festohet ‘përvjetori i argjendtë’, “Gazeta Shqiptare”, mbush fiks 25 vite

08:20 - 22.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sot “Gazeta Shqiptare” feston ‘përvjetorin e argjendtë’. 25 vite ‘martesë’ me publikun, në përpjekje për të thënë të vërtetën, pa kompromis, përtej çdo vështirësie e pengese.
“Gazeta Shqiptare” është një nga gazetat e pavarura më të vjetra në Shqipëri. E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
“Gazeta Shqiptare” solli në Shqipëri modelin e gazetarisë evropiane. Prej shumë vitesh u konsiderua një shkollë autentike e gazetarisë moderne dhe vazhdon të merret si shembull nga shumë gazeta të tjera shqiptare.




“Gazeta Shqiptare” shpër-ndahet në gjithë territorin kombëtar dhe mund të shihet ‘online’ nga të gjithë në www.gsh.al.
Që nga viti 1993 dhe deri më sot, kur mbushen fiks 25 vjet, “Gazeta Shqiptare” është rritur nga dita në ditë, me kontributin e shumë gazetarëve, që e kthyen “GSH” në një shkollë të madhe, por edhe në një gazetë të pavarur të së vërtetës në Shqipëri.

Në vitin 1993, “Gazeta Shqiptare” rifilloi botimin e saj nga kompania ‘Edisud s.p.a’, me iniciativën e gazetarit italian Carlo Bollino e me kontributin e vlefshëm të gazetarëve shqiptarë. Prej vitit 2011, “Gazeta Shqiptare” është pjesë e “Focus Group” me pronar të vetëm, presidentin e kompanisë, Irfan Hysenbelliu.
Në fillimet e veta, “Gazeta Shqiptare” doli vetëm me tetë faqe, katër në shqip e katër në italisht, ku dy faqet kryesore ishin në gjuhën shqipe. Pati një numër të madh kopjesh të shitura që në ditët e para. Këto ishin arsyet që inkurajuan stafin e gazetarëve që të ecnin përpara.

Fillimisht, “Gazeta Shqiptare” shtypej në Bari dhe vinte në Shqipëri, ku mandej shpërndahej me vështirësitë e para në të gjithë vendin.
Ditë pas dite, muaj pas muaji e vit pas viti, “Gazeta Shqiptare” u rrit jo vetëm në tirazhin e saj, por edhe në cilësi dhe personel.
Aktualisht “Gazeta Shqiptare” shtypet me ngjyra në Shqipëri dhe është një e përditshme e pavarur me 24 faqe. Aktualisht, në “Gazeta Shqiptare” punojnë rreth 35 vetë, prej të cilëve janë 25 gazetarë në Tiranë e jashtë saj pa personelin ndihmës.

Rreth 70 për qind e stafit aktual që punojnë në “Gazeta Shqiptare” kanë përfunduar degën e Gazetarisë, në universitete brenda dhe jashtë vendit. Rreth 20 për qind e stafit janë të kualifikuar me mastera pasuniversitarë, ndërkohë që 80 për qind e tyre flasin një ose më shumë gjuhë të huaj.
Sot në treg, “Gazeta Shqiptare” është një konkurrente e fortë, jo vetëm sa i përket lajmit dhe informacionit, por edhe çmimit të saj, 50 lekë, përkundër gazetave të tjera që shiten vetëm me 30 lekë.
Vitin e kaluar “Gazeta Shqiptare” e mbylli bilancin e saj me mbi 700 mijë kopje të shitura në të gjithë vendin.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Jetegjatesia e gazetes varet nga “kontrata” qe lidh me lexuesit.Nuk varet nga kopjet qe hidhen ne treg, as nga numri i gazetareve qe punojne ne kete organ shtypi. Per mua e rendesishme mbetet cilesia e shkrimeve, niveli i tyre profesioal dhe lidhja e gazetes sa me shume me jeten e njerezve. Ne rast se gazeta shkeputet nga ky realitet, kemi te bejme me formalizem, te shkruajme se duhet shkruar.Sipas meje ky koncept ka te beje me fuqizimin e ketij pushteti, i cili te nxjerre faqebardhe ne rast se nuk e merre per angari.
    “Gazeta Shqiptare” ne keto vite e ka fituar pjekurine profesionale dhe mund e duhet mesuar se sa i duhet jetes se shoqerise shqiptare. Standardet e gazetarise sot janw ndryshe nga ato te viteve me pare dhe nuk mjafton te thuash kam kete apo ate gjuhe te huaj. Per mua e pare eshte gjuha qe duhet te “gjej” gazeta me njerezit per te cilet shkruan. Po u shkeput nga hallet dhe problemet e tyre, humbi etika e gazetes. Urimet me te mira per “GazetaShqiptare!”

    Përgjigju ↓