AKTUALITET

U hodh nga makina se e ngacmoi shoferi, ndërron jetë pas dy ditësh 55-vjeçarja  

14:41 - 22.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 55-vjeçare e cila u aksidentua dy ditë më parë në aksin Elbasan-Metalurgji ka ndërruar jetë. Kamerat e bizneseve kanë konstatuar vetëhedhjen e Shpëtime Tufës nga mjeti që po udhëtonte.




Ngjarja e rëndë është e veshur ende me mister, ndërsa dyshimet e para janë se ajo mund të jetë ngacmuar seksualisht nga drejtuesi i mjetit. Kjo ka bërë që 55-vjeçarja të hidhet nga makina në një kohë që kjo ishte në ecje.

Mirëpo, hedhja nga makina i ka shkaktuar plagë të rëndë, ku pas dy ditësh, nëna e tre vajzave ka ndërruar jetë në spital. Policia ka arrestuar shoferin e makinës dhe pritet dëshmia e tij për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.