Kronikë

Video/ Droga shqiptare lundron drejt Italisë. Kapet gomonia me 1 ton

15:53 - 22.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pavarësisht masave të marra droga shqiptare “lundron” drejt Italisë. NJë tjetër sasi rekord marijuane është kapur nga autoritetet italiane në Leçe.




Një helikopter i FRONTEX pikasi gomonen rreth 7 metra te gjatë me dy motorë me 100 kuaj fuqi në ujërat italiane ndërsa më pas njoftoi Guardia di Finanzan.

Skafisti shqiptar pasi pa që ishte në ndjekje filloi të hidhte pakot me drogë në det. Sapo iu afrua bregut ai u hodh nga gomonia në det duke lënë mjetin lundrues pa drejtues, e që u një rrezik serioz për autoritetet.

Megjithëse tentoi të largohej shqiptari u arrestua dhe sipas mediave italiane ai është 34-vjeçari, Mario Nazëraj  nga Fieri. Pas peshimit të drogës rezultoi se ishte plot 1 ton. 56 pako u gjetën në det dhe 28 të tjera në gomone. Droga nëse hidhej në treg kapte vlerën e rreth një milion euro.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.