SPORT

Behari: Nuk kemi ndryshuar asgjë për dy ditë, nuk jemi magjistarë

09:30 - 23.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Trajneri i Flamurtarit, Ardi Behari, mendon se asgjë nuk ka ndryshuar në krahasim me atë që bëri Shpëtim Duro me vlonjatët, edhe pse skuadra fitoi 3-1 ndaj Teutës. Në “Gol pas Goli”, ai deklaroi se në dy ditë, ishte e pamundur të flitej për ndryshim falë stafit të ri teknik. “Kur një ndeshje e fillon në disavantazh me një penallti që mund të diskutohet, sigurisht që të bien poshtë planet që ke bërë që në fillim. Por e kaluam atë moment”. Çfarë ka ndryshuar në krahasim me kohën e Duros? “Asgjë s’ka ndryshuar, në dy ditë vetëm të jesh magjistar mund të ndryshosh. Ky është i njëjti grup lojtarësh, është puna e stafit të kaluar. Lojtarët janë bërë më të përgjegjshëm, në faktin se ku e çon skuadrën rezultatet.




Nuk besoj se ka ndryshuar gjë nga ne. Është shumë shpejt për të menduar për të, është vetëm një ndeshje që duhej fituar. Diferenca me kundërshtarët sot ishte e vogël, qëllimi ishte të ndryshonim situatën, pjesën e përgjegjshmërisë. Lojtarët janë ata që kanë qenë në fazat e para, mendoj se është herët, duhen marrë ndeshjet një nga një dhe në fund do të bëhen llogaritë se si do të vijnë. Zgjidhja ishte brenda familjes, marrje përgjegjësish, se dashje pa dashje jemi të gjithë pjesë te ecuria e skuadrës, qoftë pozitive a negative. Nuk di si shkojnë gjërat më vonë, e rëndësishme është të dalë ekipi nga gjendja që kishte. E veçanta është që të gjithë bashkë po punojmë për ndryshimin e situatës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.