SHËNDET

Çenkuela Hasa: Mënyra efektive për të pasur një bark të sheshtë

12:35 - 23.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Të gjithë kemi muskuj barku pa përjashtim. Por muskujt e barkut tek dikush duken tek disa të tjerë janë të fshehur. Si janë të fshehur? Janë të mbuluar nga dhjami. Ai nuk i lë muskujt e barkut të duken, të jenë evidentë. Vetëm barku nuk hiqet pa u punuar pjesët e tjera të trupit, nëse stërviteni gjithmonë. Por edhe nëse nuk stërviteni edhe jeni duke mbajtur vetëm një dietë, ajo do rrëzojë gjithë dhjamin në gjithë pjesët e trupit pastaj do eliminojë barkun. Dhjami në zonën e barkut vendoset i pari edhe hiqet i fundit prandaj të gjithë ankohen që barku akoma nuk po iu ikën. Çenkuela Hasa, një healthy lifstyle blogger tregon për suplementin Life Pages në “Gazeta Shqiptare” disa mënyra efektive për të pasur një bark të sheshtë me muskuj, ashtu si e keni ëndërruar.
1.Në fillim bëhet shkrirja e dhjamit në gjithë trupin, ku ju mund të dobësoheni shumë. Kjo bëhet me dietë për humbje peshe edhe ushtrime me intensitet të lartë për humbje peshe.
2.Pastaj punojmë për shtim mase, ku punojmë për të formësuar kofshët, për të rritur peshe duke ruajtur barkun e sheshtë nëpërmjet ushqimeve me proteina, perime, karbohidrate pak. Në këtë fazë stërvitemi me pesha edhe forcë duke bërë shumë pak kardio.
Kështu e kam formuar unë fizikun me kofshë të tonifikuara edhe me bark të sheshtë. Në fakt secili duhet të zgjedhë fizikun që i përshtatet. Prandaj nëse këtu ka vajza që duan të kenë këtë lloji fiziku duhet të ndjekin këto hapa, sepse nuk ekziston asnjë lloj diete që të heqë barkun si me magji edhe pjesa tjetër e trupit të mbetet e paprekur.




Si mund të filloni të punoni për një bark të sheshtë

Ushqimi
Unë e kam thënë atë më parë, dhe do ta them përsëri: nëse nuk mund ta mbash përgjithmonë, as mos filloni fare! Shikohuni në pasqyrë, 80% e asaj që shikoni është reflektim atyre që hani. Madje edhe lëkura, edhe flokët edhe ndriçimi i fytyrës. Është 100% e vërtetë: abs janë bërë në kuzhinë. Duhet të jeni të vetëdijshëm për atë hani. Unë kam parë njerëz që stërviten 3-5 herë në javë, por kanë zakone të tmerrshme të ushqyeri, dhe ata pyesin veten gjithë kohën pse nuk janë duke arritur qëllimin e tyre! Që gjërat të funksionojnë, duhet t’i zbatoni të gjitha rregullat. Jo vetëm stërvitje dhe me ushqimin ta teproni ose e anasjellat, jo vetëm dietë ushqimore dhe pa aktivitet fizik. Ato janë të ndërlidhura me njëra – tjetrën. Kur fillon të bësh aktivitet fizik duhet ta ndihmosh atë me ushqimin e duhur. Duhet të përfshini në dietën tuaj ushqimore ushqime me proteina si vezë, peshk, qumësht, fileto pule, perime, etj. Proteina ndihmon në rigjenerimin dhe formimin e muskujve. Kështu do mund të formoni më shpejt një trup të tonifikuar. Ushqimet që duhet të mbani larg janë ato me yndyrë, brumërat, të skuqurat, sheqeri dhe ushqimet e procesuara. Shumë kujdes duhet të tregoni edhe me kripën. Kripa shton uji në trup.


Shembull: 1 ditë se si mund të hamë shëndetshëm edhe të humbasim peshë. Niseni ditën me një gotë uji me limon, kanellë, 1 lugë kafe mjaltë, pak pluhur xhinxheri. Dikush ndoshta do të mendojë instiktivisht që me 5 vakte nuk dobësohet dot, ose janë shumë. E keni gabim. Të konsumosh diçka çdo 2 orë, kjo do të ishte idealja për organizmin tonë, gjithsesi 5 vakte është menduar duke marrë parasysh edhe rrethanat që njerëzit janë në punë, shkollë dhe nuk mund të jenë kaq strikt. Duhen ngrënë 3 vakte kryesore dhe 2 snaçk. Mëngjesi, paradreka, dreka, paradarka dhe darka. Këto minivakte para drekës dhe darkës duhet të jenë vakte të vogla ku mund të konsumoni fruta të thata, fruta, çaj ose pak bukë. Duhet të keni kujdes sasinë. Kur hamë vakte të vogla dhe të shpeshta, trupi jonë nuk ndjehet i uritur, dhe metabolizmi punon më shpejt. Jemi më energjikë dhe eficient gjatë ditës.

Ushtroni muskujt e barkut çdo ditë nga 30 minuta
Barku, pjesa më delikate e trupit. Nëse do të filloni të kujdeseni që tani padiskutim në verë nuk do të keni probleme me fryrjen. Ushtrimet e barkut janë nga ato ushtrime që mund t’i bësh kudo dhe kurdo. Filloni nga 20 – 30 minuta çdo ditë.

Mos harroni të pini ujë
Shumica e njerëzve jetojnë përreth një dehidratimit kronik. Ju duhet të pini ujë vazhdimisht. Sa shumë? Përafërsisht 30-35 ml për kg peshë trupore në ditë, plus një shtesë 500-1000 ml për çdo orë ushtrimi. Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse ju djersitni shumë! Qëndroni të hidratuar para, gjatë dhe sidomos pas stërvitjes tuaj.

Bëni 40 minuta ose më shumë kardio
Ky është një regjim që çdo vajzë apo zonjë nga shtëpia nëse e ndjek do të ketë trup të tonifikuar, por edhe do të peshojë disa kile më pak. Domethënë nëse nuk shkon në palestër kombino ushqimin, çdo ditë ushtrime barku edhe çdo ditë dil bëj ecje të alternuar me vrap. 40 minuta ose më shumë. Këto 3 kombinime do ju ndihmojnë edhe patjetër do të keni rezultate edhe një bark të sheshtë. Ju duket e vështirë? Gjëra të thjeshta nuk ka. E gjitha që ju duhet të bëni është thjesht të bëni durim, të punoni shumë edhe të prisni rezultatet. Për çdo gjë tjetër mund të më shkruani, se edhe unë harroj shumë gjëra ti them nga dëshira për ti ndarë të gjitha me ju.

Dieta ushqimore

Mëngjesi
Kos pa yndyrë 100 gram
Tërshërë 100 gram
1 vezë e zier
Paradreka
1 mollë jeshile ose një frutë tjetër

Dreka
Perime të ziera: brokoli, lulelakër, karrota. Një pjatë normale.
Oriz 200 gram ( ose një pjatë normale)
Fileto 150 gram ( ose një copë normale)
Paradarka
10 kokrra bajame
1 frutë

Darka
Sallatë jeshile dhe ton peshku. (ose mund ta zëvendësoni tonin me diçka tjetër si gjizë, një copë djathë, avokado gjysmë kokrre.)
Mbylleni darkën me çaj jeshil.
Konsumoni 5 vakte në ditë


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.