BOTA

Dorëzohet kryeministri i Armenisë, jep dorëheqjen pas protestave masive

15:47 - 23.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri armen Serzh Sargsyan ka dhënë dorëheqjen pas disa ditëve protesta masive kundër tij.




Mbështetësit e opozitës akuzuan Sargsyan për kapjen e pushtetit, pasi kishte shërbyer maksimumin e mundshëm 10-vjeçar si president

“Protestat e rrugës janë kundër qenies time. Ndaj po iu përmbush kërkesën tuaj”, thuhet në deklaratën e publikuar prej tij.

Nuk është e qartë se kur dorëheqja e tij do të hyjë në fuqi.

Njoftimi erdhi pak pasi kreu i opozitës Nikol Pashinyan u lirua nga paraburgimi. Pashinyan ishte arrestuar ditën e diel, pasi biseda televizive me Sargsyanin nuk u zhvillua.

Po ashtu sikurse Pashinyan, edhe dy politikanëve të tjerë opozitarë dhe rreth 200 deostruesve iu vunë prangat.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.