Show-Bizz

Është djalë! Vjen në jetë fëmija i tretë i Princit William dhe Kate

14:25 - 23.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fëmija e tretë i familjes mbretërore sapo ka ardhur në jetë. Ai është djalë dhe peshon 3.6 kg.




“Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton dhe Princi janë në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Pallati Mbretëror.

BBC raportoi se Dukesha nën shoqërinë e bashkëshortit Princit William ka shkuar në orën 6:00 të mëngjesit në Spitalin e Shën Marisë, Paddington në Londër për të sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë, po në të njëjtin spital ku lindi Princin George dhe Princeshën Charlotte.

Emri i Princit ende nuk është publikuar dhe sapo Dukesha të jetë në gjendje të dali nga spitali, së bashku me bashkëshortin dhe foshnjën do të bëjnë një fotografi para spitalit, njësoj si me Princin George dhe Princeshën Charlotte.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.