Kryesore

“Fati” i Shqipërisë për në BE, Donald Tusk viziton nesër Tiranën

19:50 - 23.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rekomandimi pozitiv i Komisionit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë, ka bërë që një tjetër zyrtar i lartë europian të vizitojë nesër Tiranën.




Bëhet fjalë për Presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk i cili mësohet se do të zhvillojë një vizitë ditën e nesërme në vendin tonë.

Vizita e Tusk në Tiranë është në kuadrin e një turi tre ditor që Presidenti i Këshillit Europian do të zhvillojë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Qëllimi i vizitës është përgatitjet e samitit BE-Ballkan që do të mbahet në Sofje më 17 maj.

Kujtojmë se Këshilli i Europës, do të vendosë në qershor lidhur me rekomandimin e Shqipërisë për hapjen e negociatave me BE-në.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.