POLITIKË

Hapja e negociatave, Meta pret në takim kryeministrin belg

18:36 - 23.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti në një takim të veçantë Kryeministrin e Mbretërisë së Belgjikës, Charles Michel.




Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve, si dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Belgjika i ka dhënë Shqipërisë, veçanërisht në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë.

Në vijim të rekomandimit të Komisionit Evropian për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, Meta theksoi rëndësinë e vendimmarrjes pozitive nga Këshilli edhe në aspektin e strategjik për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ai shprehu angazhimin për progres të mëtejshëm në reformat për pesë prioritetet kyçe, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit. Po kështu, Meta, vlerësoi intensifikimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e migracionit të paligjshëm dhe krimit të organizuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.