AKTUALITET

“Kam harruar të këndoj, dhimbja është barrë e rëndë”, e ëma e Sokol Olldashit i shkruan të motrës

12:48 - 23.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Kam harruar e dashur motër! Dhimbja është barrë e rëndë, gati të mbyt”. E ëma e deputetit të ndjerë Sokol Olldashi, Kozeta, ka prekur zemrat me një koment tejet therës.




Motra e saj, Yllka Mamaqi, e përshëndet Kozetën me një këngë, duke kujtuar sa shumë e kanë kënduar. Mirëpo, nuk ka vonuar dhe përgjigja e nënës së të ndjerit Olldashi, e cila përmes koment nuk lë shumë vend për të kuptuar se është zhytur në dhimbje të madhe nga humbja e të birit.

“Eh moj zemër, është e vërtetë edhe në kohë të vështira e kemi kenduar. Kurse tani…kam harruar, e dashur motër…dhimbja është barrë e rëndë, gati të mbyt…”, i shkruan Kozeta të motrës.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.