SPORT

Kaos te Bayern Munich, dëmtohen dy lojtarë para ndeshjes me Real Madrid

14:03 - 23.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të mërkurën në mbrëmje do të luhet “finalja” e parakohshme ndërmjet Bajernit dhe Real Madridit.




Gjermanët që kërkojnë të hakmerren për atë eliminimin e diskutueshëm vitin e kaluar, por kohët e fundit dëmtimet janë kthyer një shqetësim për skaudrën e drejtuar nga Jupp Heynckes.

Pas mungesave të konfirmuar të Arturo Vidal, Manual Neuer dhe Kingsley Coman, Die Roten, tashmë infermieria jep një tjetër lajm të keq.

Bëhet fjalë për dyshen Corentin Tolisso dhe David Alaba të cilët kohët e fundit po vuajnë nga dëmtimet muskulore.

Mbrojtësi i majtë, i cili ka vuajtur për disa javë nga një dëmtim në kofshë, në ndeshjet e fundit është aktivizuar vetëm sporadikisht. Të dielën ai u stërvit me shokët e ekipit, por aktivizimi të mërkurën në ndeshjen e parë gjysmëfinale nuk është ende e sigurt.

Nëse Alaba nuk ja del dot deri të mërkurën, me shumë mundësi do të zëvendësohet nga Rafinha.

Mungesa e Alaba është një goditje e madhe për gjermanët, që në krahun e majtë nuk kanë shumë alternativa, pasi Rafinha nuk ka bindur shumë këtë sezon, dhe austriaku shihej si lojtari ideal për të thyer aksionet e spanjollëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.