AKTUALITET

“S’ka vendim zyrtar, por….” Kryeministri belg jep lajmin e mirë për negociatat

17:00 - 23.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Belgjika mbështet hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në. Deklarata është bërë nga Kryeministri belg Charles Michel, në konferencën e përbashkët në Tiranë me Kryeministrin Edi Rama.




Në fjalën e tij, Kryeministri Michel nuk hezitojë të japë lajmin e mirë, duke theksuar se edhe pse nuk ka një vendim zyrtar, Belgjika mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Sipas shefit të qeverisë belge, reformat e Shqipërisë duhet të vijojnë të thellohen edhe më tej.

“Javën e ardhshme do të ketë diskutime të rëndësishme politike në një samit në Bruksel, do merret vendim në qershor dhe ramë dakort të ruajmë një dialog të ngushtë me kryeministrin për të nxitur zhvillimet lidhur me këtë vendim që do merret në qershor. S’mund të them një vendim zyrtar, me shumë qartësi them se ne dëshirojmë të vazhdojmë përpjekjet për afrimin e BE me Shqipërinë dhe aftësinë për të thelluar reformat brenda BE dhe për të nxitur thellimin e përpjekjeve brenda Shqipërisë për të dhënë një sinjal pozitiv. Për të marrë përgjegjësitë për zbatimin e reformave.” theksoi Michel


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.