SPORT

Lista/ Bogdani mbledh Kombëtaren U-18, ja sa lojtarë ka grumbulluar nga futbolli vendas

14:55 - 23.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka filluar sot në Durrës, në kompleksin “Tropikal”, grumbullimi i radhës për kombëtaren U-18 nën drejtimin e trajnerit Erjon Bogdani. Futbollistët e rinj do të jenë në këtë stejxh stërvitor deri ditën e premte, datë 27 prill 2018.




Trajneri Erjon Bogdani ka grumbulluar plot 28 futbollistë, të cilët do të jenë nën vëzhgimin e tij për tu bërë më pas pjesë e ekipit kombëtar të datëlindjes U-18 dhe më tej. Të gjithë futbollistët e përzgjedhur nga tekniku Bogdani janë të datëlindjes 2001, nga të cilët 20 lojtarë nga kampionati ynë dhe 8 futbollistë nga liga të ndryshme jashtë Shqipërisë.

Për këtë grumbullim, vetë trajneri theksoi: “Një grumbullim që do të shërbejë shumë për të parë nga afër dhe për të njohur edhe lojtarët e kësaj datëlindjeje, e cila mbetet një pritshmëri shumë e mirë për vitin e ardhshëm dhe në shërbim të skuadrës përfaqësuese U-19. Natyrisht pjesa më e madhe vjen nga skuadrat e kampionatit shqiptar, por pa dashur të anashkaloj këtu edhe lojtarët që luajnë në skuadra të ndryshme jashtë Shqipërisë.

Gjatë këtyre ditëve do të shohim gjendjen, djemtë do të njihen më mirë me njeri-tjetrin, por njëherësh do të punojmë edhe në anën taktike për të vlerësuar pozicionet e gjithsecilit. Kjo moshë do të bëhet gati vitin e ardhshëm për U-19, dhe një grumbullim i tillë merr vlerë dhe që natyrisht do të pasohet me të tjerë”, – theksoi Bogdani.

Më poshtë do të gjeni edhe listën e futbollistëve te grumbulluar:

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.