Kosova

Monasia Bolduc, lojtarja që la SHBA-në për Kosovën

10:20 - 23.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Monasia Bolduc nga New Yorku, në fillim të këtij viti është bërë pjesë e ekipit të basketbollit të Prishtinës për femrat. Ajo është basketbollistja e parë me ngjyrë që luan për ekipin e femrave për Prishtinën.




25-vjeçarja thotë për Radion Evropa e Lirë se ka gjetur ambient mikpritës në Kosovë.

Dita e saj fillon herët në mëngjes, me ushtrime. Pas tyre ajo thotë se del me shoqet e ekipit të saj për drekë, për të cilat tregon se e kanë mirëpritur me duar të hapura. Monasia, gjithashtu, tregon se ndonjëherë i duhet të qëndrojë deri natën vonë zgjuar, pasi Kosova ka dallim kohor me SHBA-në, në mënyrë që të jetë në kontakt me familjarët e saj.

“Kur kam ardhur dhe ende ndodh që të gjithë të m’i ngulin sytë. Në fillim ishte e sikletshme dhe e pakëndshme, por pastaj jam mësuar. Njerëzit janë shumë miqësorë këtu, janë shumë të mirë. Kur futem brenda, ndonjëherë m’i ngulin sytë, ndonjëherë më thonë ‘Tung’ dhe më përshëndesin. Nuk kam pasur asnjë problem me askënd. Askush nuk më ka thënë apo bërë ndonjë gjë të keqe”, thotë Monasia Bolduc.

Ajo e përshkruan basketbollin si dashurinë e saj. Bolduc thotë se kur gjithçka shkon gabim, ajo gjen strehim te ky sport.

Monasia thotë se në Kosovë duhet të krijohen më shumë mundësi për femrat që të merren me sport. Sipas saj, basketbolli nuk është sport vetëm për meshkuj, edhe gratë mund të jenë të suksesshme, gjithashtu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.