POLITIKË

“Na vret zoti të ankohemi, ti të jesh mirë”, Rama i kthehet komentuesit: Llafe e ironira mund…

11:32 - 23.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka mjaftuar një postim i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për të vëshuar komentet nga ndjekësit e tij në rrjetin social.




Pas videos që postoi mëngjesin e sotëm, teksa tregonte se ashtu siç i premtoi lushnjarit të papunë falë ndërmjetësimit në Zyrat e Punës, i gjeti punë për 24 orë, nuk kanë munguar reagimet e qytetarëve, të cilët e kanë quajtur një teatër, shoë e propagandë një gjë të tillë.

Një tjetër komentues nuk e ka kursyer ironinë në drejtim të kryeministrit, i cili një pjese prej tyre u ka kthyer përgjigje.

Komentuesi – Hahahahahaha ti je bo teater fare, me kamera te zyra e punes dhe mbas fjales se kryeministrit , mire qe nuk e puthi punonjesja kur arriti hallexhiu. Dergo dhe ndonje hallexhi me kamera te fshehte te kerkoj pune te zyra Edo. Mire e bo lale vazhdo punen tate per permisimin e Shqiperise.

Edi Rama –  Lale, zyrat e punes punesuan 1369 individe ne muajin mars dhe per kete muaj jane perseri brenda objektivit deri tani, keshtu qe s’ka nevoje per kamera te fshehte! Sa per kete rast nuk eshte aspak teater, po nje rast konkret qe promovohet ketu per te percjelle mesazhin e qarte se kush do pune s’duhet ta prese ne shtepi, as te prese qe t’ia jape shteti, po ta kerkoje ne sektorin privat! Dhe zyrat e punes ndihmojne pikerisht per kete✌️

Komentuesi – Ajo qe me beri pershtypje sjellja fallso e asaj te zyres se punes dhe shoqerimi nga inspektori i punes pse nuk e bejn dhe me te tjeret dhe duhesh kryeministri ti gjente pun…..mgjth suksese atij elektricistit

Edi Rama – Pse nuk e bejne me te tjeret?! Po 1369 inidvide qe jane punesuar prej tyre vetem ne muajin mars cfare tregojne?! Apo pune e madhe thuaj, rendesi kane llafet pa buke si keto te tuat ketu pa kush po pyet per kuptimin e ketyre shembujve?! Hajde muhabet hajde

Komentuesi – Kush ankohet se ska pune,i zente syte . Fshatari eshte i vetepunesuar sepse ka toke ,por nuk e shfrytezon. E ka pak me mesele kete token ne fakt,sepse e ka te shperndare nje ne veri nje ne jug por ska gje. Mbeshtetjen shteterore e ka te shumellojshme duke perfshire subvencione,ndihmesa per prodhim me kosto te ulet etj. Dhe tregu eshte i siguruar ne saje te politikave qe jeni duke ndjekur . Na vret zoti te ankohemi….ti te jesh mire se ne me mire do behemi.

Edi Rama – Shaqo, Shqiperia eshte e mbushur me shembuj punesh te medha e arritjesh permes punes ne fshat, fale te cilave rriten cdo vit edhe eksportet! Llafe e ironira mund te bejme sa te duam, po puna fatmiresisht flet vete dhe sa per mbeshtetjen shteterore, kurre nuk ka qene me e madhe se sot paçka se duhet me shume akoma, sigurisht.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.