BOTA

Në prag të takimit me  Korenë e Veriut, Seuli ndal propagandën kufitare

10:07 - 23.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Koreja e Jugut ka ndaluar transmetimin e propagandës nëpërmjet altoparlantëve përgjatë kufirit me Korenë e Veriut, përpara bisedimeve të nivelit të lartë më vonë këtë javë.




Koreja e Jugut ka dhjetëra altoparlantë përgjatë kufirit, të cilët transmetojnë lajme, muzikë dhe gjithçka tjetër që nuk lejohet në Veri dhe ushtarët në kufi e civilët në zonë mund t’i dëgjojnë mjaft qartë.

Transmetimet mund të dëgjohen nga trupat e Koresë së Veriut dhe civilët përgjatë kufirit.

Seuli vendosi që t’i fikë pasi mendoi se ky gjest do t’i shërbejë zhvillimit të bisedimeve historike të së premtes.

Koreja e Veriut ka sistemin e vet të altoparlantëve përgjatë kufirit, të cilët gjithashtu transmetojnë materiale kritike për Seulin dhe aleatët.

Ende nuk dihet nëse edhe Koreja e Jugut do të ndjekë të njëjtin shembull dhe do t’i fiki ato gjithashtu.

Megjithatë, në fundjavë Peniani lajmëroi befas se ndërpreu testet bërthamore dhe mbylli një bazë bërthamore, ndërsa pret bisedimet me Korenë e Jugut dhe SHBA-në.

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un do të takohet me Presidentin koreano-jugor, Moon Jae-in të premten, takimi i parë i këtij niveli prej më shumë se një dekade.

Në qershor, Kim pritet të takohet edhe me Presidentin amerikan Donald Trump, takimi i parë në histori mes dy liderëve në pushtet të SHBA-së dhe Koresë së Veriut.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.