SHËNDET

Përdorni gjethet e manave për forcimin e zemrës

14:59 - 23.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjethet e manave përdoren gjerësisht në mjekësinë popullore për problemet me shikimin, pastrimin e mëlçisë dhe forcimin e zemrës. Ato ndihmojnë edhe për një paraqitje të shëndetshme të lëkurës, kundër kollës dhe të ftohtit, për qarkullimin e gjakut, apo kundër dhimbjeve të stomakut. Gjethet e manave përmbajnë 25 herë më shumë kalcium se sa qumështi. Për më tepër, ato përmbajnë edhe dhjetë herë më shumë fibër se çaji jeshil dhe më shumë hekur se spinaqi. Ndërkohë antioksidantët si beta karoteni dhe acidi askorbik, gjenden me shumicë tek manat dhe gjethet e tyre.




Ushqimet e pasura me beta karoten ndihmojnë në largimin e radikaleve të lira nga organizmi. Studimet në lidhje me diabetin kanë arritur në konkluzionin se niveli i glukozës në gjakun e pacientëve që pinin ekstrakt të manave, ulej ndjeshëm në dy orët e para pas pirjes së këtij ekstrakti. Çaji i gjetheve të manave ndihmon në uljen e triglicerideve dhe kolesterolit të keq, rrjedhimisht duke i ardhur në ndihmë zemrës. Gjithashtu, ky çaj përdoret për të trajtuar problemet me mëlçinë si dhe kundër dhimbjeve të kokës, kollës, dhimbjeve të syve, etheve dhe acarimeve të fytit. Magnezi, i gjendur te gjethet e kësaj frute është thelbësor për funksionin e nervave, muskujve dhe zemrës. Ai rrit energjinë e metabolizmit, forcon kockat, ndihmon sistemin imunitar, mban nën kontroll nivelet e sheqernave në gjak dhe ruan tensionin e gjakut në nivele normale. Më tej, çaji i gjetheve të manave përmirëson qarkullimin e gjakut, e pastron atë dhe forcon sistemin në përgjithësi si dhe qetëson nervat e pasuron gjakun.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.