BOTA

Qeni hero, i shpëton  jetën vogëlushes 3 vjeç

10:27 - 23.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qeni i ka shpëtuar jetën vogëlushes 3 vjeç, e cila ishte larguar nga shtëpia në Queensland.




Aurora ishte larguar nga shtëpia, teksa qeni 17-vjecar i familjes, i cili është pjesërisht i verbër dhe i shurdhër e kishte ndjekur nga pas.

Qeni qëndroi me vajzën për 16 orë përpara se të afërmit t’i gjenin në një kodër të shtunën në mëngjes.

Gjyshja e Aurorës, Leisa Marie Bennett, tha se kishte dëgjuar që vajza të thërriste nga vendi, rreth 2 km nga shtëpia.

“Nisa të thërras, kur qeni erdhi tek unë dhe më çoi drejt tek ajo”, tha ajo për “Australian Broadcasting Corp”.

Të afërmit thanë se Aurora kishte gjetur strehim së bashku me qenin nën një shkëmb, ndërsa temperaturat kalonin në 15 gradë. Fatmirësisht vogëlushja kishte pësuar disa gërvishtje të vogla.

Policët u shprehën se qeni e ka shpëtuar vogëlushen duke e mbajtur ngrohtë, si edhe duke i bërë shoqëri, pasi duhet të ketë qenë shumë e frikësuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.