Kryesore

Skema mashtruese e Gulf, Gjiknuri: S’është hera e parë që ndodh

14:29 - 23.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“S’është hera e parë që ndodh”. Ka qenë kjo përgjigjja që Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri ka thënë në lidhje me falimentimin e Gulf. Sipas tij Ministria nuk ka ndonjë rol rregullator në tregtinë e karburanteve




“Ministria ka vetëm kontrollin teknik të cilësisë dhe produkteve. Nuk është rasti i parë që ka kompani që falimentojnë, mashtrojnë dhe histori të tilla si këto. Nga kjo pikëpamje janë organet tatimore ato që po e ndjekin këtë proces. Janë organet tatimore me ecurinë e këtij procesi dhe shpresojmë që shumë shpejt përgjegjësit të dalin përpara drejtësisë”, tha Gjiknuri.

Mashtrimi me disa milionë euro në vetëm 4 ditë ka bërë që autoritetet të nisin hetimet.

Gulf nuk ishte e panjohur për qeveritarët shqiptarë. Në ceremoninë e nisjes së aktivitetit dhe ndërrimin e pronësisë të bërë pak vite më parë, ku merrnin pjesë disa ministra të kabinetit Rama, përfshirë dhe vetë ministrin e Energjisë, Damian Gjiknuri, ministrin e Mjedisit Lefter Koka, pasardhësin e tij Blendi Klosi dhe ish-kryetarin e Parlamentit, tashmë President, Ilir Meta.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.