Show-Bizz

Skema mashtruese e Gulf, “pre” ra edhe Bes Kallaku

13:59 - 23.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Falimentimi i kompanisë “Gulf Oil”, e cila përdorte një skemë mini piramidë duke shitur tollona nafte me 25-40 përqind më lirë se nafta që tregëtohet në pika të tjera, u ka lënë konsumatorëve në dorë tollonat.




E përpos akuzave ndaj kompanisë, edhe aktori Bes Kallaku është “akuzuar” në rrjetet sociale për reklamimin që ai i bënte Gulf.

Aktori ka thyer heshtjen duke reaguar përmes një postimi në profilin e tij në Instagram, në të cilin shprehet se ai është njësoj i mashtruar si konsumatorët dhe se do të ndjek rrugën ligjore.

Postimi i plotë i Bes Kallakut:

Sqarim. Ju bëj me dije se kisha rënë dakord që unë të isha imazhi i kompanisë Gulf për një kohë prej 7 muajsh duke filluar nga muaji Dhjetor. Gjatë këtyre ditëve e kam marrë vesh vetëm nëpërmjet medias për falimentimin e kësaj kompanie. Nisur nga dëshira dhe keqdashja e disa portaleve që lidhin figurën time kur njësoj si të gjithë të dëmtuarit edhe unë jam pjesë e këtij dëmtimi të imazhit tim moral dhe ekonomik. Më vjen keq për çdo kënd të dëmtuar dhe të mashtruar nga përdorimi i imazhit tim. Mirëkuptoj këdo. Gjithashtu edhe unë do ndjek rrugën ligjore. Zoti ju rujt”, përfundon sqarimin e tij aktori.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.