Kryesore

“Ta rrëzojmë Ramën si Enverin!” Thirrja e fortë e Berishës dhe porositë e Bashës për demokratët

20:04 - 23.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Të rrëzojmë Edi Ramën, siç u rrëzua Enver Hoxha” Thirrja e fortë është bërë nga ish-Kryeministri Sali Berisha, në mbledhjen me dyer të mbyllura këtë të hënë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.




Burime nga selia blu, bënë me dije se ish-lideri i së djathtës ka kërkuar nga deputetët dhe grupi parlamentar të intensifikojnë aksionet kundër qeverisë, deri në rrëzimin e Kryeministrit Rama.

“Kemi arsye të protestojmë për te burgosurit politik te Kukësit dhe të mbajmë në lart sensin e protestës dhe të mbajmë të gjalle në gjirin tonë këtë diskutim dhe debat ne çdo fshat e lagje” ka thënë ish-kryeministri

Ndërkohë që nga ana e tij, kreu i PD-së Lulzim Basha ka dhënë porositë e tij për depuetët demokratë.

Mësohet se PD do e ketë të fokusuar axhendën këtë javë jashtë parlamentit, sepse nuk do të ketë as seancë plenare.

Të njëjtat burime sqarojnë se grupi i PD s’do të marrë pjesë në komisionet parlamentare këtë javë.

Basha i ka bërë thirrje deputetëve të marrin ne konsiderate dhe të dëgjojnë problematikat e qytetarëve në zonat e tyre e do vijojnë të mbështesin protestat e qytetarëve kudo të zhvillohen.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.