BOTA

Tmerr dhe panik në Kanada, furgoni futet mes turmës me njerëz

20:41 - 23.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e dyshuar me pravavijë terroriste ka ndodhur në Kanada.




Një furgon mallrash është futur me shpejtësi mes kalimtarëve në Toronto, ku po zhvillohet edhe një samit ndërkombëtar ku marrin pjesë disa ministra nga vende të ndryshme.

Paraprakisht mediat vendase raportojnë se në këtë ngjarje kanë mbetur të plagosur të paktën 10 persona ndërsa ende nuk ka të dhëna për viktima.

Policia ka bllokuar zonën dhe forcat speciale po kryejnë krehjen e territorit.

Nuk dihet ende nëse ngjarja ka prapavijë terroriste, por forcat speciale kanë marrë të gjitha masat dhe në terren kanë dalë edhe ekspertëtt antieksplozivë të cilët po kryejnë kontrolle.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.