SPORT

“Topin e Artë”, Ronaldinho: Ja si mund ta fiojë Pogba

14:40 - 23.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-futbollisti i madh brazilian, Ronaldinho, e ka inkurajuar Paul Pogba të Manchester United për të fituar “Topin e Artë”, nëse ai i kushton vëmendje trajnerit Jose Mourinho. Çmimi prestigjioz vjetor individual është bërë pronë ekskluzive e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, gjatë dekadës së fundit.




Kaka, në vitin 2007, ishte njeriu i fundit, jashtë këtij dueti, që e fitoi këtë çmim, ndërsa portugezi dhe argjentinasi kanë triumfuar nga pesë herë secili në 10 ceremonitë e fundit. Por, Ronaldinho, i cili ishte fituesi i “Topit të Artë” në vitin 2006, pas frymëzimit të Barcelonës për lavdi në Ligën e Kampionëve, beson se nuk ka asnjë arsye pse Pogba të mos e marrë këtë trofe.

“Ai mund ta fitojë “Topin e Artë”, pa dyshim, – tha ish-idhulli i Barçës dhe Milanit për “Canal Football Club”. – Eshtë i ri, i talentuar dhe ka aftësinë për të luajtur kudo. Pogba ka karakteristikat e një lojtari që mund të mbulojë çdo rol, mund të bëjë histori”. Megjithatë, Ronaldinho shtoi se francezi duhet të respektojë vullnetin e “Special One”, edhe nëse kjo do të thotë të kalosh kohë në stol.

“Paul e njeh stolin e zëvendësuesve, si unë te PSG-ja me trajnerin Luis Fernandez. Nuk është e njëjtë, kur Mourinho ju thotë se e keni vendin në stol. Ju duhet ta respektoni atë, pak më shumë se të tjerët, – shtoi braziliani. – Unë mendoj se Paul ka shumë për të mësuar nga Mourinho, i cili është një nga trajnerët më të mirë në botë. Një trajner që ka fituar tituj kaq shumë, duhet të respektohet. Në rastin tim, ishte e kundërta”.

Ronaldinho ishte, gjithashtu, i pakënaqur me të ardhmen e Pogba dhe dha mendimin e tij nëse francezi kishte nevojë për një largim: “Ai është tashmë në një klub të madh dhe ka gjithçka që nevojitet për të bërë histori, pavarësisht nëse ky klub, apo një tjetër, duhet të jetë vendi ku ndihet më i lumtur”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.