BOTA

Tragjedi/ Aksidentohet autobusi në Korenë e Veriut, humbin jetën 36 persona

16:22 - 23.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një autobus me turistë është aksidentuar në Korenë e Veriut, ku si pasojë humbën jetën 36 persona, 32 prej të cilëve ishin kinezë dhe koreano-veriorë.




BBC raporton se aksidenti ndodhi në provincën North Hwanghae mesnatën e së dielës, ku mediat kineze treguan pamjen e një autobusi blu të kthyer tërësisht mbrapsht dhe pjesë të tij ishin shkatërruar.

Më parë, transmetuesi shtetëror kinez CGTN shkroi në Twitter se më shumë se 30 shtetas kinezë u vranë pasi autobusi u zhyt në një urë – megjithatë, posti u fshi më vonë.

Nuk ka numër zyrtar turistik për Korenë e Veriut, por vlerësohet se rreth 100,000 të huaj vizitojnë vendin çdo vit.

Turistët janë subjekt i kufizimeve të mëdha. Shumica e tyre duhet të shoqërohen me ekskortë gjatë të gjithë kohës së qëndrimit të tyre në vend, veçanërisht kur dalin nga hotelet e udhëhiqen nga guidat vendase, me punonjës të punësuar nga qeveria.

Ekspertët vlerësojnë se turistët kinezë përbëjnë 80% të turistëve të huaj në Korenë e Veriut, duke siguruar një burim të rëndësishëm të monedhës për Phenianin.

Kina është gjithashtu aleati kryesor politik i regjimit të fshehtë dhe partneri më i madh tregtar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.