Kryesore

Vdekja tragjike e operatorit, dedikimi prekës i Artan Hoxhës: Lamtumirë Mandi! Avullove si me magji…

15:19 - 23.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Armand Hallvaxhiu, operatori i News 24, u mbyt dje teksa zhytej në ujërat e Karaburunit, duke lënë të pikëlluar jo vetëm familjarët, miqtë, shokët e tij, por edhe të gjithë njerëzit që e njihnin.




34-vjeçari prej vitesh ushtronte profesionin e kameramanit, ndërsa së fundmi ishte pjesë e News 24. Mandi njihej për përkushtimin në punë dhe pasionin që kishte për zhytjen në thellësitë e detit, si dhe peshkimin. Dhe ishte pikërisht pasioni ai që i mori jetën të riut, ku askush nuk do donte ta besonte lajmin e kobshëm pasditen e djeshme.

Vdekja e papritur e 34-vjeçarit ka tronditur thellësisht stafin e televizionit News 24, me të cilët ai ndau 13 vite të jetës së tij, por jo vetëm.

Përmes një postimi prekës në rrjetin social, gazetari investigativ Artan Hoxha, ka shkruar se Mandi ka qenë komando me misionet ushtarake në Bosnje dhe se nuk lodhej kurrë.


KOMENTI I PLOTË I ARTAN HOXHËS:

Jetove duke ndjekur pasionin…. dhe pasioni, si mik i pandare te rrembeu me vete…
Sa here me duhej te udhetoja ne zona te thella malore, ne rruge te veshtira dhe mot te keq, zgjidhja Mandin… e dini pse?!!!
Mandi kishte qene komando me misionet ushtarake ne Bosnje, rezistonte gjate, nuk lodhej kurre dhe mbi te gjitha fliste pak…
Kam qene me te ne Theth, Shale, Valbone, Cerem, Rragamin e Shales….
Me te kishte dy probleme, mos i kalo afer detit, dhe mos i lere kohe te lire ne mal, ndryshe nuk e kuptoje ku kishte avulluar si me magji. O ishte zhytur thelle ne uje, ose ishte ngjitur lart ne mal…
Lamtumire Mandi,… avullove dhe nje here tjeter si me magji, kete radhe per te mos u kthyer me kurre… Do te kujtoj sa here te kaloj afer detit dhe sa here te ngjitem ne mal…


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.