BOTA

I zhveshur lakuriq shkon në lokal dhe vret 5 persona

09:41 - 23.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një agresor i zhveshur vrau 5 njerëz në një restorant në qytetin Nashville në shtetin amerikan Tenesi. Autoritetet lokale raportuan se një mashkull hyri në restorantin në zonën Antiok të qytetit dhe hapi zjarr mbi klientët dhe stafin me një armë gjysmë automatike.




Katër persona të tjerë u plagosën. Mësohet se një prej klientëve u hodh mbi agresorin dhe mundi që t’i marrë armën nga duart diçka që solli edhe arratinë e shpejtë të të dyshuarit.

Policia është vënë në kërkim të tij dhe autoritetet publikuan një foto të një personi të identifikuar si 29-vjeçari Travis Reinking, të cilin nuk e konsideron të dyshuar, por njeri me dijeni për ngjarjen. Policia tha se agresori kur hyri në restorant kishte veshur vetëm një xhaketë të gjelbër dhe asgjë tjetër. Mësohet se xhaketën e hoqi në restorant para se t’ia mbathte që aty plotësisht i zhveshur.

Ai ishte i armatosur me një pushkë gjysmë automatike AR15, një armë e përdorur shpesh nga vrasësit masivë në SHBA. Armë të tilla u përdorën në masakrën e Las Vegasit Tetorin e shkuar ku u vranë 58 persona dhe në sulmin ndaj shkollës së mesme në Florida në shkurt ku u vranë 17 të tjerë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.