EKONOMI

Çelen fondet për sipërmarrjet, kriteret dhe afati për aplikim

13:45 - 24.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ornela Manjani  – Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të mbështeten me fon-de nga qeveria përmes katër programeve. Në dispozicion të bizneseve janë vënë katër programe, ku për secilin është parashikuar një fond i posaçëm. Mbështetja financiare do të realizohet në kuadër të mbështetjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion katër skema financiare të menaxhuara nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) për vitin 2018. Përmes tyre synohet rritja e konkurrueshmërisë së tyre, forcimin e kapaciteteve prodhuese si dhe daljen e tyre në treg.
Katër skemat
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve bën të ditur se janë katër skemat e financimit. E para është fondi i konkurrueshmërisë, ku për vitin 2018 janë parashikuar 28 milionë lekë, për financimin e një skeme granti për ndarje të kostove në ndihmë të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe përpjekjeve të tyre për të konkurruar në tregun e huaj. Prodhimi dhe shërbimi janë edhe fushat kryesore që mbulon fondi. Ndërkohë sektorët që do të përfitojnë mbështetje janë sektori i industrisë së përpunimit aktiv (fasonet), sektori i industrisë së lehtë, sektori i agropërpunimit dhe sektori i kërkimit dhe zhvillimit. Në skemën e dytë është fondi i ekonomive krea-tive, ku parashikohet zhvillimi i sektorit të artizanatit dhe zejtarisë në vendin tonë, si dhe krijimi i vendeve të reja të punës, është edhe qëllimi kryesor i këtij fondi. Qeveria shqiptare ka planifikuar për vitin 2017-2019 një fond prej 30 milionë lekësh, ku për secilin vit buxheti do të jetë 10 milionë lekë. Projektet që përzgjidhen nga sektori i artizanatit që mbështet fondi janë: Zhvillimi i produkteve të reja, blerja e pajisjeve për nxitjen e prodhimit, marketingu i produktit dhe kualifikimi dhe ndërtimi i kapaciteteve menaxheriale të ndërmarrjes aplikuese.




Në skemën e tretë është fondi në mbështetje të sipërmarrjeve të reja “Start-Up”. Qëllimi kryesor është mbështetja e sipërmarrjeve të reja përmes subvencionimit financiar të drejtpërdrejtë për këtë kategori biznesi. Fondi “Start-Up” jep grante deri në 300 mijë lekë, por projekti mbulon vetëm 70% të kostove të angazhuara. Ndërkohë, 10 milionë lekë është vlera e buxhetit për këtë fond në vitin 2018. Përmes tij, përfitojnë ndërmarrjet e mikro dhe të vogla, të cilat ushtrojnë aktivitetin në këto sektorë: sektorët prodhues dhe të shërbimit, industrisë së lehtë, turizmit, fushën e kërkimit dhe të zhvillimit, procesin e agropërpunimit dhe fushën e dizenjimit, modelimit, artizanatit. Ndërsa skema ë fundit është fondi i Inovacionit, i cili iu vjen në ndihmë në formë granti të drejtpërdrejtë ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për të audituar nevojat e tyre për inovacion dhe teknologji. Një ndërmarrje mund të përfitojë maksimalisht 400 mijë lekë për një projekt, ku pagesa bëhet 50% në fillim të projektit dhe 50% në fund përfundim të tij. Për këtë fond mund të aplikojnë kompanitë, të cilat kanë selinë brenda territorit të Shqipërisë si dhe prodhojnë në Shqipëri produkte/shërbime që tregtohen brenda dhe jashtë vendit. Sipas Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve aplikimet për fondet për vitin 2018 do të jenë të hapura deri më datë 1 nëntor 2018.

Fondet dhe programet

Fondin e Konkurrueshmërisë -28 milionë lekë
1. Sektorin e industrisë së përpunimit aktiv (fasonet)
2. Sektorin e industrisë së lehtë
3. Sektorin e agropërpunimit
4. Sektorin e kërkimit dhe zhvillimit

 Fondi i Ekonomive Kreative 10 milionë lekë
1. Zhvillimi i produkteve të reja
2. Blerja e pajisjeve për nxitjen e prodhimit
3. Marketingu i produktit
4. Kualifikimi dhe ndërtimi i kapaciteteve menaxheriale të ndërmarrjes aplikuese

 Fondi në mbështetje të sipërmarrjeve të reja “Start-Up” 10 milionë
1.Sektorët prodhues dhe të shërbimit;
2. Sektorin e industrisë së lehtë;
3. Sektorin e turizmit;
4. Fushën e kërkimit dhe të zhvillimit;
5. Procesin e agropërpunimit;
6. Fushën e dizenjimit, modelimit, artizanatit.

 Fondi i Inovacionit iu vjen në ndihmë në formë granti të drejtpërdrejtë ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për të audituar nevojat e tyre për inovacion dhe teknologji. Një ndërmarrje mund të përfitojë maksimalisht 400 mijë lekë për një projekt, ku pagesa bëhet 50% në fillim të projektit dhe 50% në fund përfundim të tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.