Sociale

Përfundon faza e fundit e konkursit të specializantëve në Mjekësi

08:00 - 24.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Ditën e djeshme u zhvillua faza finale e konkursit të specializimeve në Mjekësi, ku plot 247 kuota janë vënë në dispozicion të të interesuarve këtë vit. Sipas statistikave, specialitetet që kanë numrin më të madh të kuotave janë shëndeti publik, mjekësia interne si dhe mjeku i familjes, ndërkohë që psikiatria rezulton të mos ketë asnjë kuotë për 2018-ën. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ndoqi nga afër ecurinë e fazës finale të konkursit të specializimeve në Mjekësi, ku në mënyrë transparente u bë përzgjedhja e degëve sipas klasifikimit të pikëve për çdo kandidat.




“Me rikthimin e specializimeve në Mjekësi, për të katërtin vit radhazi janë gjithsej 800 kuota specializimesh, me të cilat plotësojmë nevojat me mjekë specialistë në të gjithë vendin. Këtë vit janë 247 kuota, nga të cilat 125 janë të dedikuara për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, pra mjekë specialistë që do të shërbejnë aty ku janë nevojat me përfundimin e specializimit në specializtete si Urgjenca, Kardiologjia, Obsetrikë-Gjinekologjia, etj, sipas kontratës me ministrinë”,-u shpreh ministrja. Më tej kjo e fundit theksoi se ky proces i vjen në ndihmë realizimit të objektivit për ofrimin e shërbimit me cilësi afër vendbanimit të qytetarëve. “Ne kemi një plan masash për të plotësuar nevojat e shërbimit.

Që nga viti 2019 do të kemi 300 specialistët e parë që padyshim do të plotësojnë boshllëkun e krijuar nga politika e vjetër. Ndërkohë po vijojmë me dy programet tona, atë të patronazhit dhe bonusit, me qëllim ofrimin e shërbimit të specializuar në spitalet rajonale, pranë vendbanimit të qytetarëve”,-tha Manastirliu. Aktualisht, me programin e patronazhit, ku mjekë të specializuar të spitaleve universitare të Tiranës po japin shërbim në spitalet rajonale sipas një kalendari të përcaktuar, në 3 muajt e parë të këtij programi, mbi 3 mijë qytetarë e kanë marrë shërbimin shëndetësor, pranë vendbanimeve të tyre, shërbim për të cilin deri dje detyroheshin të udhëtonin kilometra të tëra drejt Tiranës. Ndërkohë me programin e bonusit, 11 mjekë specialistë kanë pranuar të lënë Tiranën për të punuar në spitalet rajonale me bonusin e dyfishuar – deri ne 2.5 milionë lekë mbi pagën. Ndërkaq, ministrja në fjalën e saj ka nënvizuar se lista e barnave të rimbursueshme pritet që të zbardhet së shpejti në Fletoren Zyrtare. “Lista e barnave të rimbursueshme është miratuar të premten nga qeveria dhe pritet të zbardhet në Fletoren Zyrtare sipas procedurave. Është një listë, e cila përmban 36 alternativa të reja të barnave që trajtojnë sëmundjet kronike si ato kartdiovakulare, neurologjike etj. Risi e kësaj liste është rimbursimi për herë të parë i herceptinës (forma subcutane). Plotësojmë kështu nevojat 100% të këtij medikamenti për gratë që vuajnë nga kanceri I gjirit”, tha Manastirliu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.