AKTUALITET

Aksident i rëndë, makina përplas për vdekje 18 vjeçarin

20:12 - 25.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rrugët e Shqipërisë janë përgjakur këtë të mërkurë, teksa një aksident i rëndë i ka marrë jetën një 18 vjeçari.




Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë, ku mjeti me targa AA 714 TA, me drejtues shtetasin F.Rr. ka aksidentuar këmbësorin A. Ç. 18 vjeç, banues ne Larushk.

Përplasja e fortë ka rezultuar fatale për të riun që ka ndërruar jetë në vend. Paraprakisht dyshohet se shkak i ngjarjes së rëndë të jetë shpejtësia e lartë e automjetit.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke shoqëruar drejtuesin dhe nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.