AKTUALITET

Detajet e vendimit/ Pse “e ngeli” Vettingu gjyqtarin e Kushtetueses Fatos Lulo

19:29 - 25.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka bërë publik pak javë pas marrjes së vendimit, arsyetimin se pse është prekur nga Vettingu, Fatos Lulo gjyqtari i Kushtetueses.




Në vendimin e bërë publik, KPK thekson se deklarimet e gjyqtarit, nuk justifikojnë të plotë burimin e pasurisë së tij.

“Në lidhje me dokumentacioni justifikues ligjor të burimit të deklaruar të të ardhurave që ka shërbyer për blerjen e aseti zyrë, me sip. 172 metra katror, me vlerë 120 mijë euro, nga zonja D.L dhe më pas i dhurohet subjektit Fatos Lulo, por dhe dhurime te e tjera në vlerë monetare. Rezultojnë se janë deklarime të rreme.” thuhet në një ndër shkeljet e evidentuara nga organi i rivlerësimit të figurave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Më tej KPK vijon në arsyetimin e saj dhe shton se:

“Në lidhje me kontratat e shitblerjes të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit dhe avokati i tij si burim financiar dhe shpjegimet se motra e subjektit të rivlerësimit znj D.L. ka kryer dhe shitblerje me pronat e përftuara prej saj, ku dy të tilla i ka dërguar me e-mail. Komisioni arsyeton se, përveç faktit se këto kontrata nuk janë deklaruar si burim krijimi i këtyre pasurive nga subjekti, ato nuk citojnë nëse këto të ardhura të përftuara nga shitja e pasurisë janë deklaruar dhe nëse për këto është paguar tatimi përkatës sipas legjislacionit të kohës.”

Vendimi i KPK është në total i përbërë në 23 faqe, ku thuhet me detaje të gjitha shkeljet e evidentuara ndaj gjyqtarit. Fatos Lulo ishte emri i parë që nuk arriti të kalojë Vettingun, duke bërë që të përjashtohet nga sistemi i drejtësisë, si dhe të nisë hetim ndaj tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.