BOTA

E përdhunoi që në vitin 1997, producenti në kërkim të aktores që e denoncoi

17:12 - 25.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktorja Rose McGowan ka zbuluar se producenti Weinstein është përpjekur ta kontaktojë pasi ajo tregoi hapur se si është përdhunuar në vitin 1997.




Në një intervistë për BBC, ajo shpjegoi gjithcka i ndodhi por nuk e kishte idenë se si ia mori numrin për ta kontaktuar para një muaji.

Në programin e Victoria Derbyshire, Rose tha: “Kam marrë mesazhe, gjëra të tilla. Nuk kam idenë se si e mori numrin tim por agjentët Mossad janë të lidhur me jetën time, prandaj kjo nuk ka qenë shumë e vështirë për të. U shokova, ishte si një plumb i dytë. Nuk e kuptoj cfarë qëllimi ka.”

E pyetur për qëllimin e mesazhit, Rose sqaroi se Weinstein ka kërkuar që ta takojë për të folur. Edhe pse është akuzuar nga emra të njohur të ekranit pasi ka kërkuar marrëdhënie seksuale në këmbim të karrierës, Harvey Weinstein mohon gjithçka.

Rasti i Rose McGowan ka filluar në një dhomë hoteli gjatë një mbledhje biznesi në festivalin e filmit Sundance në vitin 1997.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.