Kryesore

FSHF kërkon procedim për Braçen, arbitrat: Imagjinoni ç’mund të presim nga tifozi

16:29 - 25.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Federata Shqiptare e Futbollit, kërkon procedim administrativ për deputetin e Partisë Socialiste Erjon Braçe, lidhur me incidentin e ndodhur në ndeshjen Partizani – Skënderbeu.




Përmes një ankese drejtuar Byrosë së Kuvendit dhe Komisionit të Shqyrtimit të Kundërvajtjes pranë Policisë së Shtetit, FSHF thekson se në bazë të nenit 49 të Ligjit “Për Sportin”, cilësohet kundravajtje administrative përdorimi i çakmakut në ambientet e stadiumit.

Në këtë ankesë shkruhet se ky veprim i tij dënohet me gjobë nga 10 mijë deri në 50 mijë lekë nga policia.

Lidhur me goditjen e arbitrit me çakmak nga ana e deputetit, ka reaguar edhe Kryetari i kolegjumit arbitrar Tahir Kastrati. Sipas këtij të fundit, veprime të tilla jo vetëm janë të papranueshme, por nxisin edhe më tej dhunën në stadiume.

“Është për të ardhur keq është e papranueshme kur një deputet, një personalistet i tillë, ç’mund të presim nga tifozi apo zyrtari i klubit” thotë në reagimin e tij

Kujtojmë se në fund të ndeshjes Partizani –Skënderbeu, deputeti socialist Erjon Brace lëshoi një çakmak në drejtim të gjyqtarit Andi Koçi, gjatë kohës që ky i fundit po futej në dhomat e zhveshjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.