POLITIKË

Gazeta gjermane: “Dështon” vizita e Ramës. Berlini i jep goditjen e fortë për negociatat

21:25 - 25.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për mediat gjermane, vizita në Berlin e Kryeministrit Edi Rama dhe takimi me kancelaren Angela Merkel duket se nuk ka shkuar sipas pritshmërive.




Është “Tagesspiegel” e cila në një artikull të saj rreth takimit Rama-Merkel, shkruan se shefi i qeverisë shqiptare ka hasur në skepticizmin e disa deputetëve të Bundestagut, madje deri diku edhe të vetë kancelares.

“Kancelarja nuk u shpreh nëse ajo mbështet fillimin e negociatave të pranimit. Merkel tha se do të formonte një opinion përfundimtar deri në kohën e samitit vendimtar të BE në qershor”, shkruan gazeta gjermane.

Po ashtu, media gjermani shkruan se Rama ka hasur rezistencë edhe në takimin që ka pasur me presidentin e Bundestagut Wolfgang Schäuble dhe anëtarët e Komitetit Evropian.

“Shumë anëtarë të Bashkimit kritikojnë mundësinë e hapjes së negociatave për Shqipërinë. Skeptikët argumentojnë se në rastin e Shqipërisë, BE-ja nuk duhet të bëjë të njëjtin gabim, siç bëri me Bullgarinë dhe Rumaninë.

Disa eurodeputetë janë në favor të fillimit të negociatave të pranimit, por duan ta bëjnë këtë të kushtëzuar dhe kërkojnë vijimin e Reformës në Drejtësi.

Të tjerë, siç është kryetari i Komitetit Evropian të Bundestagut, Gunther Krichbaum, e konsideron fillimin e bisedimeve si të parakohshme.

Sipas fjalëve të Krichbau: Ka rezerva të konsiderueshme kundër fillimit të shpejtë të bisedimeve. Krichbaum nuk dëshiron të përjashtojë pranimin afatgjatë në BE të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, sepse i gjithë rajoni nuk është më një tokë politike e askujt midis BE-së, Rusisë dhe Turqisë.

Një tjetër gjë negative ishte një darkë me Ramën, për të cilën ambasada shqiptare në Berlin e kishte organizuar të mërkurën në mbrëmje, por u refuzua nga disa deputetë të Budenstagut Ndërkohë, SPD është më e hapur për të votuar pro hapjes së negociatave.

“Procesi i pranimit nxit demokratizimin e vendit në fushat e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar,” tha përfaqësuesi i SPD-së Josip Juratoviç.”, shkruan “Tagesspiegel”.

Mësohet se shumë deputetë janë shprehur skeptikë për rekomandimin e KE për çeljen e negociatave me Shqipërinë, duke shtuar se Gjermania nuk duhet të bëjë të njëjtin gabim siç bëri me Bullgarinë dhe Rumaninë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.