Sociale

“Infermierë për Shqipërinë”, nga 185 fitues punësohen 87 prej tyre

13:50 - 25.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro -Nga 185 kandidatë që u shpallën fitues në portalin “Infermierë për Shqipërinë” për qarkun e Tiranës, vetëm 87 prej tyre do të kenë mundësinë të fillojnë punë. Ditën e djeshme, këta kandidatë përzgjodhën vendet e punës në një spital apo qendër shëndetësore shtetërore brenda qarkut sipas klasifikimit përfundimtar në bazë të pikëve të marra në testim. Vende të lira pune për infermierë ishin 69, nga ku fitues dolën 69 kandidatë sipas renditjes, bazuar në pikët e grumbulluara nga secili kandidat. Ndërkohë 27 kandidatë refuzuan vendet e punës, të cilat u plotësuan nga kandidatët fitues të listës në vijim. Më tej, kandidatët që refuzuan vendet e punës do të kalojnë në listë pritje dhe janë kontigjenti i parë për t’u punësuar për vendet e reja të punës që hapen në qarkun Tiranë për infermierë. “Vende pune për mami kishte 5, nga ku fitues dolën 5 dhe nuk kishte asnjë refuzim.
Vende pune për teknik laboratori kishte 3, fitues dolën 3 dhe nuk kishte asnjë refuzim. Vende pune për teknik imaxherie kishte 9, fitues dolën 9 dhe 1 kandidat refuzoi (u zëvendësua nga kandidati pasardhës).
Vende pune për fizioterapist kishte 1, fitues doli 1 dhe nuk kishte refuzime”,-thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Procedura
Ndërkohë, e njëjta procedurë do të vazhdojë të aplikohet në çdo qark të vendit deri në plotësimin e 416 vendeve vakante për infermierë, mami, fizioterapistë, teknikë laboratori dhe teknikë imazherie në institucionet shëndetësore. Ky proces është parashikuar të mbyllet brenda datës 27 prill të këtij viti. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë duhet theksuar fakti se pjesa tjetër e fituesve që janë më poshtë në renditje janë kandidatët e parë për t’u punësuar për çdo vend të lirë pune që hapet në spitalet dhe qendrat shëndetësore sipas qarqeve ku kandidatët kanë aplikuar dhe janë shpallur fitues. “Procesi i testimit të kandidatëve në platformën “Infermierë për Shqipërinë” ka qenë një proces transparent në të gjitha fazat e tij, që nga regjistrimi, testimi, procesi i ankimimit, deri në shpalljen e listës përfundimtare të fituesve dhe përzgjedhjes së vendeve të reja të punës me bazë merite, në bazë të pikëve të marra nga secili kandidat nga të gjitha fazat e konkurrimit”,-citohet në deklaratë.
Për qarkun Tiranë:
-Vende pune për mami kishte 5, nga ku fitues dolën 5 dhe nuk kishte asnjë refuzim.
-Vende pune për teknik laboratori kishte 3, fitues dolën 3 dhe nuk kishte asnjë refuzim.
-Vende pune për teknik imazherie kishte 9, fitues dolën 9 dhe 1 kandidat refuzoi (u zëvendësua nga kandidati pasardhës).
-Vende pune për fizioterapist kishte 1, fitues doli 1 dhe nuk kishte refuzime.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.