SPORT

Ish-kapiteni kërkon të vesh fanellën e Kosovës, “tërbohen” serbët

14:39 - 25.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka qenë e paimagjinueshme që një lojtar i Serbisë të luante për përfaqësuesen e Kosovës, të njohur nga FIFA dhe UEFA. Mirëpo, me kalimin e kohës, gjërat kanë ndryshuar dhe ky kalim pritet të ndodhë shumë shpejt. Të paktën kështu shkuan media serbe blic.rs.




Arton Zekaj, lojatri 18-vjeçar pritet të veshë fanellën e Kosovës. Ky lajm nuk është pritur aspak mirë nga serbët, të cilët rrezikojnë të humbasin kapitenin e kombëtares së moshave. Aktualisht Zekaj luan në ligën e tretë serbe me ekipin e Sopot dhe është një nga lojtarët më të dalluar të këtij ekipi.

“Thirrja ka mbërritur, por duhet të mendoj me kujdes për vendimin. Nuk është ende përfundimtar”, – ka pohuar Zekaj për Blicksport. Kur u pyet nëse ai ka frikë reagimin në Serbi, vendin në të cilin ai ka lindur, ai shton: “Jo, nuk do të besoja, se do të ketë probleme. Varet nga shumë rrethana, por kam lindur në Sombor, kam një pasaportë serbe, kam luajtur për Partizanin dhe moshat e Serbisë, ku kam qenë edhe kapiten”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.