POLITIKË

Ish-Presidenti Nishani: Ju tregoj pse Basha nuk ishte sot në Gjermani

21:15 - 25.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka komentuar vizitën e Kryeministrit Edi Rama në Gjermani si dhe takimin e tij me kancelaren Angela Merkel, një javë pas marrjes së rekomandimit pozitiv për hapjen e negociatave.




I ftuar mbrëmjen në News 24, Nishani theksoi se SHqipëria ka një sërë problematikash që lidhen me demokracinë e brendshme, çka ka ngritur edhe skepticizmin e ndërkombëtarëve për negociatat.

“Kemi probleme serioze me demokracinë e brendshme dhe duhet të veprojmë. Më pas të shohim se çfarë do të vendoset pasi dhe ndërkombëtarët na shohin në këndvështrime të ndryshme. Në tjetër këndëvshtrim na sheh Parlameti Europian dhe në tjetër këndvështrim Komisioni Europian. Ne realisht duhet të arrijmë të kuptojmë se çfarë përfitojmë nga ky proces”, ka thënë ai.

Sa i përket mos prezencës së kreut të PD-së Lulzim Basha sot në Gjermani, Nishani sqaroi se ftesa ishte vetëm për përfaqësuesit e institucioneve.

“Në vizitat zyrtare ftohen vetëm përfaqësuesit e institucioneve, pasi nuk ishte një ftesë për delegacione parlamentare. Ftesa ishte për kryeministrin, vizita disa ditë më parë e kryetarit të opozitës mund të ketë qenë diçka që i paraprinë takimit të sotëm.” tha ai


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.