Kryesore

Mos na ktheni shpinën, thirrja e Ramës për vendet europiane

16:34 - 25.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka mohuar mundësinë se një ditë kur Shqipëria do të anëtarësohet në Bashkimin Europian, do të mund të ushqejë radikalizimin musliman në vendin ballkanik, duke rrezikuar stabilitetin rajonal.




Gjatë vizitës në Berlin, për të lobuar për hapjen e bisedimeve për pranimin e Shqipërisë  pasi Komisioni Evropian dha aprovimin e tij, Rama gjithashtu dënoi politikanët evropianë që ndezën ndjenjat anti-muslimane, duke i etiketuar ata  si “investitorë në radikalizim”.

Përpara një takimit me kancelaren Angela Merkel, në një intervistë për “Reuters”, Rama paralajmëroi se Rusia po ashtu synonte radikalizimin e muslimanëve të Shqipërisë dhe i kërkoi BE-së të mos “të linte një hapësirë ​​ky të mund të hynin vendet e tjera”.

Ekzekutivi i BE-së është i gatshëm të ofrojë perspektivën e anëtarësimit të gjashtë shteteve të Ballkanit, përfshirë Shqipërinë, duke u përpjekur të luftojnë rritjen e ndikimit rus dhe kinez në rajon.

Drejtuesi ekzekutiv i BE-së, Jean-Claude Juncker, tha javën e kaluar se blloku duhet të pranonte anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor, për të shmangur rrezikun e një lufte të re atje.

Por, qeveritë  e vendeve anëtare, të ndërgjegjshme për skepticizmin popullor ndaj hapjes së dyerve të BE-së të vendeve më të varfër, po tregohen më të kujdesshëm.

Nga Britania në Hungari, partitë populiste kanë fituar zgjedhjet duke luajtur mbi rreziqet e supozuara të emigracionit musliman në shkallë të gjerë, ndërkohë që hapja e tregjeve të punës në Evropën perëndimore për anëtarët e rinj të varfër është akuzuar për rrogat e pandryshuara.

“Statistikisht, Shqipëria është një vend me shumicë myslimane, por unë do të thoja se feja kryesore në Shqipëri është Evropa”, tha Rama.

“Pra të gjitha këto forca, ata janë praktikisht investitorët kryesorë në radikalizim nga ana e Evropës. Kështu, më neveriten”.

Mbyllja e një perspektive evropiane për Shqipërinë do të linte gjithashtu një boshllëk që Rusia ishte gati ta shfrytëzonte, shtoi ai, duke paralajmëruar se ndërhyrja e supozuar e Moskës në zgjedhjet e vitit 2016-të në Malin e Zi mund të përsëritet diku tjetër në Ballkan.

Zyrtarët evropianë kanë vlerësuar përparimin e Shqipërisë në forcimin e pavarësisë së gjyqësorit të vet, luftën ndaj korrupsionit dhe zhvillimin demokracisë së saj, por shumë prej tyre në Bruksel janë goditur nga demoralizimi i perceptuar i Hungarisë dhe Polonisë që nga hyrja në 2004.

Duke pranuar se Shqipëria nuk mund të garantojë, nëse nuk do të ndiqte shembullin e tyre, Rama tha se vendi i tij nuk kishte alternativë për të ndjekur se integrimin evropian.

“Është si ajo që kërkon nga njerëzit kur martohen”, tha ai. “Ju nuk mund të kërkoni më shumë se angazhimi i tyre për të qenë së bashku për pjesën tjetër të jetës së tyre  dhe pastaj gjërat ndodhin. Është e rëndësishme që idealizmi ynë për Europën të respektohet dhe të mos merret si naivitet”, shtoi ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.