Kryesore

Përfundon takimi/ Merkel “frenon” Ramën për negociatat: Ka një numër parakushtesh…

17:41 - 25.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka përfunduar takimi në Berlin ndërmjet Kryeministrit Edi Rama dhe kancelares gjermane Angela Merkel.




Edhe pse nuk ka ende një njoftim zyrtar nga ana e Kryeministrisë, burimet bëjnë me dije se kancelarja Merkel është shprehur optimiste për reformat e ndërmarra nga Shqipëria, shoqëruar kjo edhe me rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave.

Sipas asaj që raportojnë mediat gjermane, kancelarja Merkel nuk është zhbalancuar në deklaratën e saj për negociatat duke nënvizuar se “do të formonte një opinion përfundimtar deri në kohën e samitit vendimtar të BE në qershor”.

“Ka një numër parakushtesh për fillimin e negociatave për anëtarësim”, mësohet të ketë deklaruar Merkel.

Megjithatë kancelarja ka premtuar mbështetjen e Shqipërisë për reforma të mëtejshme përpara se të vendosë mbi negociatat e mundshme të pranimit në BE.

“Gjermania dëshiron të mbështesë, Gjermania dëshiron të jetë e dobishme”, tha Merkel teksa përsëriti bindjen e saj se “të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë një perspektivë evropiane”.

Të njëjtat burime saktësojnë se Merkel ka evidentuar një sërë reformash, veçanërisht vettingun dhe reformën në drejtësi.

“Sfondi është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne do të formojmë opinionin tonë përfundimtar gjatë javëve të ardhshme nëse ka ende gjëra për të bërë, nëse ka progres të mjaftueshëm”, mësohet të ketë thënë Merkel.

Ndërkohë nga ana e tij Rama falënderoi Merkelin për mbështetjen e saj për Ballkanin Perëndimor në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

“Shqipëria meriton të jetë në gjendje të negociojë për pranimin në BE dhe nuk dëshiron të humbasë më shumë kohë.” tha Kryeministri

Kujtojmë se grupimi i kancelares Merkel, CDU/CSU është shprehur skeptik për hapjen e negociatave, ku zëri më kritik është ai i deputetit Gunther Krischbaum.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.