SPORT

“Pilaf, makarona dhe hudhra”, kjo është receta e suksesit të Salah

18:45 - 25.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me golat e tij dhe formën e shkëlqyer që po kalon, Mohamed Salah po mahnit të gjithë globin, dhe këtë e tregoi edhe një natë më parë në ndeshjen Liverpool-Roma, ku ishte protagonist me dy gola dhe dy asist në fitoren 5-2.




Emri i tij tashmë është rreshtuar në listën e pretendentëve për të fituar Topin e Artë, përkrah Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Por vetë egjiptiani ka treguar për CNN “sekretin” e formës së tij dhe se si e përballon faktin që është lojtari kryesor i Liverpool dhe futbollisti më i përfolur i momentit.

“Ushqimi është pjesë e rëndësishme në futboll. Nutricionisti im thotë se nuk kam dhjamë fare, kështu që mund të ha çfarë të dua. Për të pirë, nuk pi, këtë pjesë nuk e kam problem. Kur kthehem në Egjipt, marr miqtë në telefon që të më presin me kushari. E ha direkt në makinë, nuk pres të shkoj në shtëpi”, tregon Salah.

Deri më tani, Salah në total gjatë këtij sezoni, ka shënuar 43 gola në 47 ndeshje të luajtura.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.