Kryesore

Rama: Shqipëria, jo “kokë turku” e politikës së BE. Kam besim tek Merkel

13:46 - 25.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Besim plotë është shprehur kryeministri Edi Rama përpara takimit me Kancelaren Gjermane Angela Merkel, se kjo e fundit do të jetë OK që për Shqipërinë ta hapen negociatat.




Në një intervistë për Deutsche Welle, kryeministri tha se kishte besim në mbështetjen e kancelares.

“Nuk ka shumë për t’i thënë. Ajo është mjaft në dijeni për rajonin dhe atë që ndodh. Por do të diskutojmë për progresin që është bërë deri tani. Për nevojën për të nisur sa më shepjt negociatat. Tani Është fundi i një faze dhe nisja e një faze të re që është edhe më e vështirë”, ishte përgjigjja e kryeminsitrit kur u pyet se çfarë do t’i tregonte kancelares.

Kryeministri apeloi që të Shqipëria të mos bëhet viktimë e këtyre lojërave politike.

“Do të shpresoja që Shqipëria të mos bëhej peng e asnjë dinamike të brendshme politike dhe të mos përdoret si një “kokë turku” për të avancuar axhenda që nuk kanë të bëjnë aspak me atë që ne kemi bërë”, shtoi ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.